E Diel, 1 Nëntor 2026

Haxhinasto vizita zyrtarene tre vendet aziatike

Zv.Kryeministri dhe Ministri i Puneve te Jashtme z.Edmond Haxhinasto ka nisur nje tur vizitash zyrtare ne Japoni ne Republiken e Korese dhe ne Vietnam nga data 20 deri me 25 nentor 2011. Kjo vizite do ti sherbeje promovimit dhe forcimit te marredhenieve te Republikes se Shqiperise me keto shtete duke inkurajuar zgjerimin e marredhenieve ekonomiko- tregtare vendosjen e kontakteve me institucionet akademike midis vendeve dhe popujve te ketij rajoni.

Bashkepunimi ekonomik do te jete ne qender te ketyre bisedimeve ku do te shkembehen informacione dhe do te shqyrtohen mundesite e adoptimit te praktikave me te mira nga pervojat perkatese. Duke bere te njohur performancen e ekonomise shqiptare klimen inkurajuese te investimeve per kompanite e ketyre vendeve Ministri Haxhinasto do te ndalet ne mundesite e investitoreve japoneze dhe koreano-jugore per te investuar sidomos ne fushen e energjitikes transportit telekomunikacionit turizmit si dhe per mundesite e kompanive vietnameze ne fushen e bujqesise etj.

Gjate vizitave ne keto shtete nje vend te rendesishem do te zene edhe bisedimet per forcimin e bashkepunimit ne fushen e marredhenieve shumepaleshe dhe ne organizatat nderkombetare per ceshtje globale ekonomike dhe zhvillimin e strategjive per mbeshtetje me interesa te ndersjella.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›