E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tuneli i Kalimashit pritette filloje kalimi me pagese

Pritet qe ne muajin dhjetor qeveria te miratoje kushtet e kontrates per dhenien me koncesion te rruges Rreshen-Kalimash pjese e autostrades Durres-Kukes. Nderkohe qe ne janar pritet te hapet tenderi per perzgjedhjen e firmes qe do te mirembaje tunelin e Thirres prej 6 km.

Pagesa per kalimin e tunelit besohet se do te jete 5 euro per autoveturat dhe 10 euro per mjetet e renda si autobuset apo kamionet.

Per mirembajtjen e rruges Rreshen-Kalimash buxheti i Drejtorise se Rrugeve ka akorduar nje fond vjetor rreth 2 milione euro ndersa demtimet e aksit jane nen mbikeqyrjen e kompanise turke. Por studimet e fundit tregojne se per mirembajtjen e kesaj rruge qeverise do ti duhen me teper fonde per shkak te amortizimit me kalimin e viteve.

Per rrugen Rreshen-Kalimash u shpenzuan 826 milione euro ku kostoja e tunelit arriti ne rreth 280 milione euro. Si kosto njesi rezulton se per rrugen jane shpenzuar 9 milione euro/km dhe per tunelin eshte 46 milione euro/km.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›