E Shtunë, 31 Tetor 2026

Haxhinasto:Do kërkojmë ndryshimet e kodit

Nënkryetari i LSI-së Edmond Haxhinasto u shpreh në mbledhjen e Komitetit Drejtues Kombëtar se LSI-ja është për ndryshimin e kodit elektoral dhe kërkesat e saj do t'i paraqesë edhe në Kuvendin e Shqipërisë. "Ne jemi për një reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse theksoi Haxhinasto duke shtuar se kodi i ri elektoral të garantojë moskontestimin e zgjedhjeve dhe një konkurim të barabartë.
"Zgjidhja për zgjedhjet e 28 qershorit nuk mund të vijë nga rruga por një zgjidhje e drejtë jepet në Kuvend" theksoi Haxhinasto duke komentua kështu edhe protestat e opozitës për transparencën e zgjedhjeve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›