Haxhiu: Pa marrëveshje për presidentin, Kosova rrezikon zgjedhje të reja

PRISHTINË, 18 gusht/ATSH/ “Duhet të flasim me emra të përveçëm për kandidatin konsensual për president”, tha sot ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu.
Pas takimit me liderët e disa prej partive parlamentare, ajo tha se pa marrëveshje për presidentin vendi rrezikon të shkojë në zgjedhje të reja.
Sipas saj, Kurti shumë shpejt do të nis diskutimet me LDK-në për kandidatin për president konsensual.
Haxhiu tha se Kurti në takim bëri të ditur se i ka votat për kryetarin e Kuvendit dhe formim të qeverisë, por nevojitet ujdia për president.Ajo shtoi se po analizon dokumentacionet e partive politike për emërimet e reja në KQZ.
Për paralajmërimet për protesta nga ish opozita, Haxhiu tha se të njëjtat duhet të tregojnë kauzën e protestës. /KosovaPress/