E Diel, 1 Nëntor 2026

Haxhiu autorizon dërgimin e FSK-së në Gaza në kuadër të Forcës Ndërkombëtare

PRISHTINË, 20 prill /ATSH/ Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu ka njoftuar se ka autorizuar dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në operacion ndërkombëtar paqeruajtës, si pjesë e Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese në Gaza.

Ajo ka thënë se ky Kosova kishte nevojë për mbështetje, ndërsa sot merr përgjegjësi që të jep kontribut në skenën ndërkombëtare.

“Pas miratimit nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, sot autorizova dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në operacion ndërkombëtar paqeruajtës, si pjesë e Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese në Gaza. Ky vendim pasqyron një Kosovë që e kupton sigurinë si detyrim ndaj qytetarëve të saj dhe si përgjegjësi ndaj paqes dhe rendit ndërkombëtar.

“Nga një vend që dikur kishte nevojë për mbështetjen e të tjerëve, Kosova sot merr përgjegjësi dhe jep kontribut në skenën ndërkombëtare. Forca e Sigurisë së Kosovës është një institucion i ndërtuar me profesionalizëm dhe standarde të larta, e gatshme të shërbejë krah partnerëve tanë strategjikë. Pjesëmarrja në misione të tilla dëshmon pjekurinë shtetërore të Republikës sonë dhe vendin që Kosova po e forcon çdo ditë në arenën ndërkombëtare”, shkroi Haxhiu.

/KosovaPress/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›