E Diel, 1 Nëntor 2026

BULLGARI – NATO dhe BE përshëndesin fitoren e Radev

BRUKSEL, 20 prill /ATSH-BTA/-  Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, postoi sot në mediet sociale se ka folur me Rumen Radev pasi ai fitoi me një fitore të thellë dje dhe mezi pret të punojë me të.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, uruan sot Rumen Radev për fitoren zgjedhore të koalicionit të tij ”Bullgaria Progresive”.

”Bullgaria Progresive” e Radev mori një fitore të qartë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 19 prillit dhe do të ketë një shumicë në parlamentin e ri.

“Fola me Rumen Radev pas fitores së tij zgjedhore në Bullgari, pres me padurim bashkëpunimin e vazhdueshëm mbi sfidat e përbashkëta të sigurisë”, postoi Rutte ne X.

Antonio Costa tha se mezi pret ta mirëpresë përsëri Radev në Këshillin Evropian.

Ai shtoi se kishte folur me të në telefon më herët gjatë ditës dhe priste që bashkëpunimi i tyre në takimet e liderëve evropianë të përqendrohet në qëllimet e përbashkëta për një Evropë të begatë, autonome dhe të sigurt.

“Urime Rumen Radev për fitoren tuaj të plotë në zgjedhjet legjislative të djeshme në Bullgari. Është kënaqësi t’ju mirëpres përsëri në Këshillin Evropian. Siç u përcoll në telefonatën tonë këtë mëngjes, mezi pres të punoj së bashku me ju në ‘#EUCO’ në axhendën tonë të përbashkët për një Evropë të begatë, autonome dhe të sigurt. Ju uroj gjithë të mirat në funksionin tuaj të ri”, shkroi Costa në X.

“Urime Rumen Radev për fitoren e tij në zgjedhjet parlamentare. Bullgaria është një anëtare krenare e familjes evropiane dhe luan një rol të rëndësishëm në përballimin e sfidave tona të përbashkëta. Pres me padurim të punoj së bashku, për prosperitetin dhe sigurinë e Bullgarisë dhe Evropës”, shkroi von der Leyen në X.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar rezultatet paraprake nga zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 19 prill bazuar në 100% të fletëve të numërimit të komisioneve zgjedhore të seksioneve të përpunuara në komisionet zgjedhore të zonave zgjedhore deri në orën 15:00 të ditës së sotme./  /Ad.Ab./  a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›