E Diel, 1 Nëntor 2026

Haxhiu pret ambasadorin danez, flasin për forcimin e bashkëpunimit

PRISHTINË, 25 shtator/ATSH/ Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, priti sot ambasadorin jorezident të Danimarkës, Christian Grønbech-Jensen.

Sipas njoftimit të Presidencës, ata diskutuan për marrëdhëniet mes dy vendeve, zhvillimet aktuale në Kosovë dhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit.

Haxhiu shprehu mirënjohje për mbështetjen e Danimarkës ndaj Kosovës dhe kontributin e saj në paqe, siguri e zhvillim.

Ajo dhe ambasadori Grønbech-Jensen rikonfirmuan gatishmërinë për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve. /KosovaPress/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›