E Diel, 1 Nëntor 2026

Hayman fjalim para deputeteve Debati behet ketu ne Parlament

Kryetarja e dhomes se lordeve te Mbreterise se Bashkuar baronesha Helene Hamiman i beri thirrje aktoreve politik ne Shqiperi te bashkepunojne per hir te interesit kombetar duke e zhvilluar debatin vetem dhe brenda ne Parlament. Baronesha Hayamn iu adresua 140 deputeteve shqiptare te pranishem ne nje seance te jashtezakonshme te thirrur pikerisht ne kuader te vizites se saj 1 ditore ne Shqiperi duke mos e cekur mosmarreveshjet politike mes paleve por duke i meshuar fort nevojes se dialogut te gjithaneshem mes paleve.

Ne kemi pergjegjesi si parlamentar qe te bejme punen tone ti kerkojme llogari qeverise. Mos mendoni se eshte e gabuar qe per hir te nevojes kombetare te mbeshtesesh nje politike te qeverise edhe kur ajo eshte ne kundeshtim me ideologjine e partise. Me e rendesishme eshte mirekuptimi qe interesi kombetar eshte me i rendesishem se ideologjia tha Helene Hayman kryetare e Dhomes se Lordeve Britani e Madhe.

Ne vazhdim te kesaj linje baronesha Hayman garantoi ligjvenesit shqiptare se Britania e Madhe mbeshtet fort integrimin e Shqiperise prandaj jane te nevojshme tha ajo reformat e konsolidimit te shtetit te se drejtes me nje kompromis ne te cilin tha ajo askush nuk humb por te gjithe fitojne....

Ne jemi koshient qe duhen shume perpjekje per te bere progres vecanerisht per te forcuar shtetin e se drejtes dhe institucionet demokratike. Mundesia qe ta shohim kompromisin jo si nje situate humbjeje por si nje nga celesat e progresit vijoi Baronesha Hayman.

Bledian Koka

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›