E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli Topi shkeli kushtetuten. Parlamenti i ri tek piramida

Ka nje shkelje 4 mujore te ligjit themeltar te shtetit per kreun e Gjykates Kushtetuese. Deklarata vjen nga kryeparlamentarja Jozefina Topalli e cila njofton se dekretet e presidentit Topi per anetaret e ketij institucioni kane mberritur ne komisionin e ligjeve i cili do ti analizoje sipas procedrures se re 8 javore.

Mazhoranca eshte shprehur e gatshme per te mbledhur ne seance te jashtezakonshme parlamentin po te vinte emri i kryetarit te gjykates Kushtetuese sepse prej 4 muajsh ka kaluar afati kushtetues i kryetarit te gjykates Kushtetuese. Deri tani nuk ka ardhur nderkohe emra te tjere kane kaluar nga komisioni i Ligjeve te cilet me kalendarin e tyre sipas procedures se re deklaroi Jozefina Topalli kryetare e Kuvendit.

Kryeparlamentarja ka njoftuar gjithashtu projektin ende ne shyqrtim per te transferuar ne 100 vjetorin e pavaresise se Shqiperise seline e Kuvendit tek piramida ish muzeu i diktatorit Hoxha.

Kam idene qe kjo godine ti kaloje e gjitha gjyqesorit ndersa parlamenti salla plenare bashke me godinat te vendoset aty ku ka qene piramida e diktatorit. Kjo ka nje simbolike te forte vijoi Topalli.

Deklaratat Topalli i beri gjate konferences se perbashket per shtyp me kryetaren e Dhomes se Lordeve te Mbreterise se Bashkuar baroneshen Helene Hayman. Gjate kesaj konference ajo u shpreh e gatshme gjithashtu te ngreje menjehere sapo opozita te sjelle draftin komisionin hetimor per 28 qershorin por pa levizur nga qendrimi i deklaruar ne letren e Astrit Patozit per Gramoz Rucin.

Elona Gjylmi Azhornuar se fundi e hene 20 shtator 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›