Hebrenjte dhe komplotet sipas Ecos

Umberto Eco ka qene gjithmone i obsesionuar nga krijimi i Protokolleve te Sionit nena e cdo pamfleti antisemit botuar per here te pare ne Rusi me 1903. Il Cimitero di Praga eshte nje roman ne te cilin Eco luan me klishete antisemite te shek. XIX per ti cmontuar. L039Espresso nen kujdesin e Wlodek Goldkorn e ballafaqon ne lidhje me kete me Riccardo Di Segni kryerabin i Romes.
Pse jeni i magjepsur pas protokolleve
Eco Ngase prore jane marre seriozisht ndersa eshte nje tekst qe duket sheshit se eshte deng me kunderthenie te brendshme. Qysh ne vitin 1921 Times kishte treguar se ishte nje tekst i kopjuar ne pjesen me te madhe nga nje liber i Maurice Joly Dialog ne ferr mes Machiavellit dhe Montesquieus qe nuk ishte kunder hebrenjve perkundrazi kunder Napoleonit III. Por Hitleri ka vazhduar ta mbaje per autentik ne Mein Kampf dhe edhe sot e kesaj dite vazhdon te duket neper librarite filonaziste apo ne sajtet arabe. Mendimi mbizoterues eshte gjithmone ai i antisemitit britanik Nesta Webster Ben vaki eshte fals por eshte nje liber qe e thote saktesisht ate qe e mendojne hebrenjte prandaj eshte i vertete. Ne fund mendoj se kam kontribuar ne zbulimin e origjines se Protokolleve. Kam gjetur gjurme te tyre ne Misteret e popullit te Eugegravene Sue dhe ne Giuseppe Balsamo te Alexandre Dumas.
Protagonisti i librit tuaj quhet Simone Simonini. Me zanat eshte spiun dhe falsifikues. Eumlshte nje antisemit patologjik. Jo vetem qe ndihmon ne ndertimin e Protokolleve po edhe te dokumenteve false te ceshtjes lsquoDreyfushellip
Eco Simonen e kam sajuar une. Por si nip te vertete te kapedanit Simonini. Kjo eshte historia ne fund te shek. XVIII abati Barruel e jep ne shtyp nje veper per ta shpjeguar se si Revolucioni Francez ishte fryt i nje komploti i templareve i iluminateve i masoneve. Dhe ja ku njefare kapedan Simonini i shkruan I keni harruar hebrenjte dhe shpalos armerine e mbare asaj qe do te shnderrohej ne propagande antisemite te shek. XIX. Kjo leter qe botuar shume here mes te tjerash edhe nga lsquoCivilta cattolica.
Simonini i urren jo vetem hebrenjte por edhe gjermanet francezet italianet. A eshte antisemitizmi matrice e te gjithe stereotipave raciste
Di Segni Libri tregon se disa teza mund te sherbejne sa here qe deshirohet ti behet keq dikujt. Por ekziston nje vecanti qe ka te beje me hebrenjte nga njera ane thuhet se jane sjelles te komunizmit nga ana tjeter se jane kapitaliste te medhenj financiere. Ekziston edhe nje specifike tjeter gjermanet ose francezet qenkan simpatike ose antipatike ama ne dhomat e gazit kane perfunduar hebrenjte.
Ne liber ndertohet nje teori e pergjithshme e komplotit. Shpjegohet se teza per konspiracionin duhet te jete e thjeshte duhet te kete nje shenjester te vetme dhe se i sherben atij qe nuk arrin tia shpjegoje vetes pse ska pasur sukses ne jete pse te tjeret jane te pasur te bukur te lumturhellip
Eco Njerezit kane nevoje per armik. E bej ta thone kete personazhet e mia agjentet e sherbimit. Kush eshte armiku I ndryshmi. Por derisa jane te tjeret e ndryshem kataret albigezet jane zhdukur te masakruar tradita hebraike fale forces se kultures se saj ka rezistuar disi kudo nga pak. Prandaj hebreu eshte bere i ndryshmi par excellence.
Ne lsquoIl cimitero di Praga Eco perdor tekste dhe teza antisemite te verteta per ta cmontuar mekanizmin e tyre. Ju rabin gjersa e lexonit cfare mendonit
Di Segni Mendoj se mesazhi i Ecos eshte ambig. Po provoj ta tregoj fillimin e historise sic e kam lexuar une Personazhi yne e nis karrieren e spiunit dhe falsifikuesit me ndermarrjen e Mille. Dergohet ne Sicili nga sherbimet sekrete piemonteze qe kane frike nga garibaldianet. E nga Palermoja dergon mesazhe ne Torino ne te cilat shpjegon se suksesi i kemishave te kuqe kunder nje shteti si ai barbonik i organizuar dhe me nje marine te fuqishme ushtarake vinte fale lozhave masonike angleze qe i kane korruptuar gjeneralet. Cfare kupton nga kjo lexuesi A eshte a nuk eshte e vertete kjo qe tregohet
E ky eshte nje shembull qe vlen per te gjitha komplotet e treguara ato te masoneve dhe ato te jezuiteve. Edhe per hebrenjte. Ne fund lexuesi pyetet Po keta hebrenjte a duan a nuk duan ta shkaterrojne shoqerine dhe ta qeverisin boten Problemi eshte se nuk behet fjale per nje liber shkencor qe analizon dhe shpjegon fenomenet. lsquoIl Cimitero di Praga eshte roman. E per me teper ka nje teme qe te ben per vete qe te bind.
Eco Kam shkruar nje roman tamam. E nje roman per dallim nga nje ese nuk con drejt konkluzionesh i ve ne skene kundertheniet. Ashtu sic i kam vene ne skene dy aspektet e Rilindjes antigaribaldianet dhe entuziastet ashtu e kam bere edhe me lindjen dhe zhvillimin e antisemitizmit. Nga Burrel e kendej botohen qindra libra e revista plot me stereotipa antisemite. Mua me interesonte te tregoja se si nepermjet akumulimit te ketyre stereotipave ishin ndertuar lsquoProtokollet. Rabini me pyet Cka ishte e vertete Une pergjigjem Lexuesi do te duhej ta kuptonte se asgje nuk ishte e vertete se e tera ishte dosje nje krijim i sherbimeve. Jam i vetedijshem per ambiguitetet qe mund te lindin. Ama qellimi im ishte ti fusja nje grusht ne stomak lexuesit.
Po qe se ne nje sajt antisemit gjejme te shkruar se te gjitha sajesat e modernitetit nga Marksi te psikoanaliza dhe Facebooku jane veper e hebrenjve indinjohemi. Por sa here jane hebrenjte ata qe thone Ia kemi dhene botes Marksin Frojdin Kafken madje edhe nje arqipeshkv te Parisithellip
Di Segni Po e shtoj ritin e Tetorit vijne Nobelet e menjehere fillojme ti numerojme sa jane lsquotanet. E ka shume te tille. Eumlshte nje lloj vetekenaqesie nje mekanizem pervers qe ne fund na perplaset per surrati. Megjithate ne librin e Ecos subjektet kryesore qe akuzohen se kane thurur komplote jane tre hebrenjte masonet dhe jezuitet. Jezuitet jane viktimat e para te Simoninit por nga narracioni del se sidoqofte ishin njerez jo aq te rekomandueshem. E njejta gje ne mase me te vogel vlen per masonet Ne shek. XIX merrnin pjese ne lojerat e pushtetit. E nese ka elemente te se vertetes kur flitet per jezuitet dhe masonet parashtrohet problemi po per hebrenjte si tia bejme Vetem ata jane viktima te pafajshme Ja ku loja e vene ne skene nga Eco behet e rrezikshme.
Eco Romani eshte shkruar per te treguar se si jane krijuar Protokollet. E aty ku sipas rabinit behet i rrezikshem sipas meje do te duhej te ishte i qarte ne menyre narrative si cdo stereotip i perdorur se pari kunder jezuiteve e pastaj kunder Napoleonit III pastaj kunder masoneve mund te perdoret edhe kunder hebrenjve. Eumlshte gati i njejti montim ndryshon vetem objekti.
Di Segni Shikoni Eco problemi eshte se protagonisti juaj sado harbut dhe perbindesh ne fund rezulton simpatik mund te identifikohesh me Simone Simoninin.
Eco Kishte edhe vajza qe i shkruanin letra dashurie Masos atevrasesit. Nuk pergjigjem per perversionet e te tjereve.
Ne te vertete ne fund autori zbulon se e gjitha ishte e rremehellip
Eco Para kesaj bisede intervistuesi me ka thene se libri im do te studiohej ne shkolla per ti bere femijet ta kuptojne se si krijohet me dredhi teoria e komplotit dhe si u aplikohet hebrenjve apo cfaredo grupi njerezor. Tash rabini me thote se nuk eshte keshtu. Atehere pyes A ka libri im nje funksion zbulues apo nuk e ka
Di Segni Te provojme ta bejme nje ushtrim. Le ti kerkojme nje lexuesi ta shikoje ne Wikipedia zerin lsquoP2 Plani i rilindjes demokratike. Redaksia e Wikipedias distancohet duke thene se zeri nuk eshte neutral. Por pastaj ne zemren e atij qe lexon mbetet pyetja Ka apo nuk ka komplot E ku eshte falsi ne letra apo ne leximin e dokumenteve Apo ska komplot fals I njejti mekanizem mund te vleje per lsquoIl Cimitero di Praga.
Eco Por nese ju rabin shikoni nje sajt negacionist do te gjeni argumente skajshmerisht bindese. Romani im tregon ate qe cdonjeri mund ta gjeje ne nje sajt negacionist ama ve ne drite natyren e krijimit mashtrues. Ma ha mendja se ia kam dhene lexuesit te gjithe celesat per ta kuptuar kete.
Teme tjeter e librit eshte ngjashmeria e falsit. Eco shpjegon se teorite e komplotit duken te besueshme sepse jane gjithmone te krijuara me materiale tashme te njohura dhe se shih per kete kane nje pike te vertete. A eshte keshtu edhe sot
Eco Kam shkruar nje roman qe fillon me 1830 dhe perfundon me 1897. Kam punuar vetem me tekste te asaj epoke prandaj skam bere pohime ne lidhje me te tashmen. I takon lexuesit te vendose. Kam filluar te punoj ne kete roman pese vite me pare dhe nuk parashikoja se do te perfundonte pikerisht ne vitin kur kemi diskutimet per Rilindjen. Tani duket se ua bej me sy polemikave aktuale por ama se kisha mendjen ne kete. Ekziston nje forme transcendentale e komplotit qe vlen pergjithmone. Ne romanin tim qofte protagonisti qofte te tjeret u shesin ne menyre sistematike sherbimeve sekrete materiale ku eshte e shkruar ajo qe vec dihej. Edhe sot dosieret e famshem jane vetem permbledhje e copave te gazetave.
Teoria e komplotit krijohet pra keshtu fillohet nga ajo qe dime sot duke i bere njefare interpretimi te se kaluares
Eco Dhe me aluzione. Se voni nje gazete e se djathtes ka shkruar se me kane pare ne nje restorant kinez teksa haja me nje te panjohur duke i perdorur shkopinjte. Tani ska asgje te dyshimte ne perdorimin e shkopinjve ne nje restorant kinez e i panjohuri ishte i panjohur per ate qe e shkruante ate tekst jo per mua apo per gruan e tij. Atehere pse e kane shkruar Per ta lexuar njerezit qe kurre skane pare restorant kinez vecse ne filmat per doktor Manchun i cili mendon se Kina eshte Mao dhe se ideja e nje te panjohuri te fut ne paranoje. Krijimi i komplotit lind duke perdorur materiale te verteta por duke i montuar ne menyre qe te ngjallin dyshim. Sot ndodh e njejta gje per shembull ceshtja lsquoMitrokhin.
Ne fund cfare mbetet nga antisemitizmi
Eco Eumlshte perhere ringjalles. Eumlshte nje krimb mendor si pedofilia. Dhe ngaterrohen hebrenjte me Izraelin. Kesodore Berlusconi rrefen nje barcalete antisemite e mandej justifikohet Po une jam mik i Izraelit.
Di Segni Kjo ndodh kur merret seriozisht miti ai antisemit i fuqise se hebrenjve. E atehere per tu hyre ne zemer thua se je tamam mik i Izraelit. Keto dy entitete jane ne te vertete vetem pjeserisht te vena mbi njeri-tjetrin.
Perktheu Arben Idrizi