E Diel, 1 Nëntor 2026

Hedhin letra drejt ambasadesserbe shoqerohen ne polici

TIRANE-Dy te rinj jane shoqeruar ne komisariatin e policise pasi akuzohen se kane hedhur letra ne drejtim te ambasades serbe.

Nga te dhenat e para mesohet se te shoqeruarit se bashku me nje grup te rinjshe pjese e levizjes Kuvendi Civil kane protestuar paraditen e sotme para ambasades serbe per situaten ne veri te Kosoves. Ata kane thirur Serbia ska vend ne Shqiperi dhe kane hedhur letra ne drejtim te godines diplomatike.

Policia ka shoqeruar te rinjt ne komisariatin nr 2 nderkohe qe para portes se komisariatit kane shkuar dhe te rinj te tjere pjese te kesaj levizjeper te kerkuar lirimin e shokeve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›