E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sequi Eshte rritur numri i azilkerkuesve shqiptare

TIRANE-Bashkimi Evropian paralajmeron Shqiperine se do te rishikohet marredhenia e saj me Brukselin per liberalizmin e vizave ne rast se numri i azilkerkuesve nuk ulet.

Ambasadori i KE ne Tirane Ettore Sequi ishte i qarte kur u ka kerkuar autoriteteve shqiptare te ndjekin me kujdes detyrimet e liberalizmit ndersa kujtoi nje mbledhje ne muajin dhjetor ku do te behet prezent pikerisht shqetesimi per rritjen e azilkerkuesve.

Numri i azilkerkuesve nga rajoni ne BE eshte rritur dukshem nderkohe qe po monitorohet e gjithe situata dhe shifrat do i paraqiten KE ne mbledhjen e dhjetorit e cila do te marre nje vendim perfundimtar. Kohet e fundit eshte rritur shume edhe numri i azilkerkuesve shqiptare te cilet jane ne gjakmarrje. Ata duhet te paraqesin dokumentet qe e vertetojne kete fakt deklaroi ambasadori.

Keto deklarata kreu i KE ne Tirane i beri gjate prezantimit te portalit te ri te BE per vendet e treta ku specifikohen afatet e qendrimit per cdo shtet te Evropes raporton vizion plus.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›