Hedhja e pajisjeve elektronike, Celibashi: U ndjeva i keqardhur dhe i inatosur kur pashë pamjet, por s’mund të eklipsohet puna e KQZ nga ai gjest
Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi thotë se episodi me hedhjen në mënyrë të papërgjegjshme të pajisjeve elektronike të votimit, nuk mund të eklipsojë punën që KQZ ka bërë për përgatitjen e zgjedhjeve.
Menjëherë pas përfundimit të votimit në Elbasan, punonjësit u panë duke ngarkuar pajisjet elektronike në një makinë, teksa i hidhnin si të ishin mbeturina.
Celibashi tha se pajisjet nuk kanë mbërritur ende në KQZ, por sapo të vijnë do t’iu nënshtrohen ekzaminimit.
“Jam njerë vërtet shumë i keqardhur dhe i inatosur kur kam parë ato pamje. I kam parë përpara se të dilnin në rrjetet sociale. Ata janë punëtorë të rekrutuar për të kryer ngarkim shkarkimin. Gjithsesi nuk është për t’u justifikuar.
QKZ do të ketë qëndrime dhe vlerësimet e veta. Nuk duhet eklipsuar nga ai gjest qe gjithë përpjekja e ndershme që KQZ ka bërë për të përgatitur këto zgjedhe. Dhe as që mund ta vëjë në dyshim”, deklaroi Celibashi.
LEXO EDHE:
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
