Heinz Wilhelm: Nuk ka kushte të tjera për Serbinë
Nuk ka kushte të reja për Serbinë që të marrë datën e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, nëse ajo ndërmerr hapa konkretë për zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit ka thënë amasadori i Gjermanisë në Beograd Heinz Wilhelm për shtypin serb.
“Nuk do të ketë kushte të reja, që do të nxirren më vonë. Nuk është kusht për Serbinë as që të njohë pavarësinë e Kosovës, gjë që e kemi përsëritur disa herë”, ka thënë Wilhelm për “Veçernje Novosti”.
Diplomati gjerman është shprehur i bindur se Serbia është “absolutisht” më afër datës së negociatave evropiane, pas pajtimit për planin e zbatimit të Marrëveshjes me Kosovën, i cili, siç ka thënë Wilhelm, “është thelbësor për Gjermaninë dhe vendet e tjera të BE-së”.
“Por, kjo nuk është e gjitha. Duhet të bëhen hapat e parë konkretë në zbatimin e marrëveshjes, në mënyrë që Qeveria dhe Parlamenti i Gjermanisë të dakordohen për t’i ndarë Serbisë datën e negociatave”, ka thënë Wilhelm.
Gjermania ka qenë aleate kryesore e BE-së, e cila kan kushtëzuar Serbinë pwr normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, nëse do që të avancojë në integrimin evropian.