E Diel, 1 Nëntor 2026

Helidon Haliti: Në Shqipëri artistët janë të survejuar

Oliverta Lila

Piktori ka shprehur shumë nga ato që përjetohen sot në Shqipëri: paragjykimet, survejimin, frikën, sarkazmën, ironinë, tregun artistik të mbyllur, por edhe motive që i kanë rrënjët në fëmijërinë e hershme. Në ekspozitë gjen një tablo të madhe 8 x 2 metra, por edhe një pikturë kushtuar tronditjes së 21 janarit .

Oliverta Lila

Kur u ktheva nga Greqia, erdha me një depozitë të madhe parash që tashmë është bërë një kokërr rëre. Kjo është kontrata me artin. Kështu thotë piktori Helidon Haliti në përfundim të ekspozitës së tij Personale, çelur në Galerinë Kombëtare të Arteve prej datës 16 gusht. Duhej të ishte mbyllur dje, por do të qëndrojë e hapur edhe një javë. E komentuar për disa elemente: tematika ironike, trajtimi gati përrallor i personazheve, ngjyrat e forta dhe përmasat (tabloja më e madhe ishte 8 x 2 metra), Haliti thekson se ndihet i fituar pavarësisht se ka shpenzuar shumë për ta realizuar. Ka një sërë titujsh e disa cikle, mes të cilave Delja e zezë kushtuar paragjykimeve. Shtëpia është elementi më i dukshëm, një nxitje që ka rrjedhur nga poezia e të atit, Faslli Haliti, Diell dhe rrëke, e kritikuar në kohën e diktaturës. E ndonëse i kënaqur nga sfida që i bëri muajit gusht, gjithnjë e heshtur në institucionet e artit, Haliti nuk është i kënaqur me situatën artistike shqiptare. Sipas tij, artistët janë vazhdimisht të paragjykuar, të survejuar brenda një tregu të mbyllur dhe herë të frikësuar. I kthyer nga Greqia prej më shumë se shtatë vitesh, në intervistën e mëposhtme Haliti tregon të gjitha këto ndjesi.

Helidon Haliti (14) Helidon Haliti (13) Helidon Haliti (12) Helidon Haliti (11) Helidon Haliti (10) Helidon Haliti (9) Helidon Haliti (8) Helidon Haliti (7) Helidon Haliti (6) Helidon Haliti (5) Helidon Haliti (4) Helidon Haliti (3) Helidon Haliti (2) Helidon Haliti (1) Helidon Haliti

Do ta ripërsërisnit një ekspozitë në muajin gusht?

Nuk do ta përsërisja, sepse nuk ka më vlerë. Unë e shijova pjesën e thyerjes së rekordit aty ku nuk ka njerëz e ku nuk bëhen ekspozita e nuk ka vizitorë. Kjo nuk përbën një sfidë dhe nuk dua të përjetoj më këtë lodhje fizike. Në një kërkesë të dytë që mund ti bëj bordit të Galerisë Kombëtare të Arteve, do të synoj kalendarin artistik, mundësisht atë të 6-mujorit të parë.

Tematika që sollët dhe trajtimi i personazheve dukej se mbartnin diçka sa përrallore aq edhe fëminore. Ishte zgjedhja më e mirë për tu shprehur?

Në një treg të vogël, siç është Shqipëria, rrezikon të biesh në grackën që të vish gjithnjë novator. Unë u përpoqa ti shmangesha kësaj dhe rimora motivin brenda

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›