Helikopterët “Black Hawk” të EBA, 18 fluturime për shuarjen e zjarreve në Gramsh e zonat fqinje

TIRANË, 18 gusht /ATSH/ – Ekipi i shpëtimit i Emirateve të Bashkuara Arabe po vazhdon përpjekjet e tij për të shuar zjarret në disa zona të Republikës së Shqipërisë, në koordinim me autoritetet kompetente shqiptare.
Ekipi po punon me efikasitet të lartë për të kontrolluar zjarret dhe për të kufizuar përhapjen e tyre pavarësisht sfidave në terren duke përfshirë temperaturat e larta dhe terrenin e vështirë.
Operacionet e kryera nga ekipi deri më tani kanë përfshirë 18 fluturime ajrore duke përdorur dy helikopterë tip ‘’Black Hawk’’, me 359 hedhje uji të ekzekutuara mbi vatra zjarri.
Ekipi filloi misionin e tij të hënën e kaluar në zonën pyjore të Gramshit dhe rajonet fqinje, duke ndjekur direktivat e Lartësisë së Tij Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan për të mbështetur përpjekjet e Shqipërisë në kontrollin e zjarreve.
Takimet koordinuese midis ekipit të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe zyrtarëve shqiptarë janë duke vazhduar për të hartuar plane të përshtatshme dhe për të përshpejtuar operacionet e shuarjes së zjarreve, së bashku me monitorimin e vazhdueshëm në terren për të parandaluar rishfaqjen e flakëve.
/a.i/a.f/