Helikopteri përplaset teksa monton pemën e Vitit të Ri

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Zelandën e Re kur një helikopter është rrëzuar gjatë kohës që po punonte për të vendosur pemën e krishtlindjeve nëqytetin Auckland. Pamjet e ngjarjes janë transmetuar nga televizionet zeo zelandeze, ku duket qartë rrëzimi i helikopterit në tokë ndërsa përpiqej për të ngritur në këmbë një pemë gjigande të vitit të ri. Piloti i mjetit fluturues, Greg Gribble, është ndihmuar të dalë jashtë helikopterit nga punëtorët që ndodheshin në vendin e ngjarjes dhe fatmirësisht nuk ka pësuar lëndime serioze. Gazeta “Herald Sun” shkruan se ai u dërgua në spital për tu mjekuar për plagët e lehta, por më pas është transportuar për në shtëpi. Gribble është pilot me një eksperiencë më shumë se 20-vjeçare dhe punon për kompaninë Helisika Helicopters në Auckland. Piloti po zbatonte një operacion tepër delikat në një lartësi prej tetë metrash nga toka, mes skelave të shumta dhe kabllove të çelikut.mediat shkruajnë se ndoshta një shpërqendrim i vogël apo një lëvizje e pallogaratiru mirë, mund të kenë qenë shkaku i kësaj ngjarjeje.