E Diel, 1 Nëntor 2026

Braçe: Berisha gënjen, buxheti pasuron oborrin qeveritar

Partia Socialiste është shprehur kundër projektbuxhetit të vitit 2012. Në emër të opozitës, deputeti i PS-së Erion Braçe ka deklaruar në seancën plenare se asnjë shqiptar nuk përfiton nga projektbuxheti 2012 dhe se qeveria do të paguajë më pak për pagat.
 

Ai ka theksuar se buxheti i vitit 2012 nuk shënon asnjë rritje për ekonominë shqiptare, për familjet dhe vetë shqiptarët, përkundrazi thellon krizën, rrit borxhin dhe pasuron oborrin qeveritar.
 

“Ky buxhet synon të mbledhë të ardhura e të ndajë shpenzimet, sipas llogarisë qeveritare. Shqiptari nuk përfiton asgjë, qeveria do paguajë 5.1 lekë për cdo 100 lekë të GPD, për policinë 2.4 dollarë më pak. Ky buxhet ju merr një vit, nuk rrit me një vit. A mund të punohet në bujqësi ku do të ketë 0.8 milionë dollarë më pak, 60 milionë dollarë më pak në infrastrukturë”- theksoi Braçe.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›