Helm në vend të ilaçit
Dihet që detyra e çdo mjeku është të ekzaminojë dhe të përpiqet të shërojë pacientët e tij. Ndërsa dikush që njihet dhe quhet edhe me përemrin ‘doktor’ (jo si gradë shkencore, por si sinonim i mjekut, përdorur gjerësisht në zhargonin e popullit tonë), i cili në vend që ta përmirësojë shëndetin e të sëmurit e shpie këtë me ndërgjegje të plotë drejt botës tjetër, nuk dimë të ketë popull, nuk dimë të ketë shtet që të mos e ndëshkojë rëndë. Meqë te ne shumë njerëz, midis tyre edhe deputetë e ministra e thërrasin dendur Sali Berishën pikërisht me këtë përemër që kur ky e zëvendësoi profesionin e mjekut me atë të politikanit dhe funksionarit të lartë shtetëror, metafora e përdorur si titull i këtyre radhëve kam përshtypjen se do të shkonte për mrekulli.
Në këto radhë nuk kemi shumë kohë të tepërt dhe format të madh për të shpjeguar gjerësisht, se përse një metaforë e tillë i përshtatet plotësisht Sali Berishës. Pra, as kur ai në vitin 1996, tek ushtronte detyrën e Presidentit të Republikës urdhëroi të bëhej kërdia me rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të radhës; as kur një vit më vonë, tek nxiste qytetarët e këtij vendi të fusnin tërë kursimet e tyre në të ashtuquajturat “Firma piramidale” dhe me zhbërjen e këtyre firmave apo firasjen e papritur të këtyre kursimeve, Berisha urdhëroi hapjen e depove të armëve, nxjerrjen e ushtrisë nga kazermat dhe mbushjen e avionëve luftarakë me municione, për të qëlluar mbi popullin e revoltuar.
Në këto radhë nuk kemi shumë kohë të tepërt dhe format të madh për të zbërthyer në detaje grushtin e shtetit në shtator të 1998–ës, që organizoi dhe i priu Sali Berisha në rolin e shefit të opozitës; as planet për të rrëzuar shtetin me pushtim komisariatesh, që ai thurte dhe dështonte përsëri; as çfarë ndodhi realisht më 21 janar të 2011-ës, kur Sali Berisha në postin e kryeministrit urdhëroi forcat e Gardës së Republikës për të vrarë e plagosur mu në mes të kryeqytetit, përpara zyrës së tij, njerëz të pafajshëm nga radhët e fundit të demonstruesve të shumtë që po tërhiqeshin; as kur ai i strehoi ekzekutorët për ditë të tëra brenda selisë së Këshillit të Ministrave dhe pengoi me të gjitha mjetet dhe instrumentet organin e ndjekjes penale për të zbardhur dhe vërtetuar këtë ngjarje të dhimbshme, që me mënyrën se si u zhvillua dhe përfundoi nuk ka precedent në të gjithë tërë kontinentin tonë të pas Luftës II Botërore.
Jo, në këto radhë nuk kemi shumë kohë të tepërt dhe format të madh për t’u përpjekur që të shpjegojmë, se përse u tërhoq kaq zvarrë ky tranzicion politik dhe ekonomik i Shqipërisë drejt integrimit euroatlantik; përse tre vitet e fundit qeverisja qendrore e Shqipërisë vazhdoi të hiqet hosh e hosh, për të mos u vënë veshin rekomandimeve të Brukselit dashamir e të durueshëm, duke lulëzuar me energji të pashtershme grabitjet, korrupsioni dhe krimet e gjithfarëllojshme. Por, ndoshta na del koha dhe formati të shprehemi, qoftë edhe shkurtimisht apo tangencialisht, se përse Sali Berisha përsëri nuk po reagon ndaj këshillave të mbrame të BE-së, me anë të të cilave ky organizëm supranacional mund ta bëjë realitet ëndrrën shumëvjeçare të popullit shqiptar: Ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa.
Komisioni Europian dhe institucione të tjera të Unionit, për ku qeveria shqiptare ka pretenduar të anëtarësojë vendin tonë, edhe tash së fundmi e kanë ngritur zërin vazhdimisht që zgjedhjet e pritshme të 23 qershorit të zhvillohen të lira dhe të ndershme, pa ceduar aspak nga standardet ndërkombëtare. Mirëpo, Doktor Berisha që ka vënë nën sqetull të gjitha pushtetet në Shqipëri dhe me egocentrizmin e tij për pushtet të pakufizuar e ka zhytur vendin dhe shoqërinë tonë në borxhe të mëdha, në mjerim të trishtë, në krime të frikshme dhe në shthurje të padurueshme, nuk gjen dot ilaçe shpëtuese, por i jep popullit helme të tjera, të cilat shumë shpejt do t’i kapërdijë vetë.
Duke mos i vajtur mendja më për ide të reja, ai herë u kthehet atyre të vjetrave dhe herë përvetëson ato që shpall opozita. Ilustrimi më i mirë i gjithë kësaj çoroditjeje mentale të Doktor Berishës, pa dyshim që është fushata elektorale e tashme, të cilën po e shoqëron edhe me veprime antiligjore, të dhunshme, të cilave opozita, elektorati vendas dhe faktori ndërkombëtar, me sa dëgjohet dhe kuptohet, do t’u japin përgjigje të prerë dhe të vendosur. Tani që LSI u largua nga koalicioni qeverisës, Doktor Berisha kërkon të zëvendësojë një anëtar të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, për të bërë më pas ndryshime në favor të partisë që drejton edhe në instancat më të ulëta të administrimit zgjedhor, në komisionet zonale, në komisionet e qendrave të votimit dhe në përbërjen e grupeve të numërimit. Pa shtuar këtu mundësinë e vënies në përdorim ditën e votimeve të policisë krahinore që zotëron, e mjaftueshme është të të kujtojë zgjedhjet famëkeqe të 26 majit 1996, apo më mirë të të bëjë që të të shkojë mendja te përsëritja e tyre.
Por, a mund të justifikohen veprime të tilla? Në asnjë nen, në asnjë paragraf, në asnjë dispozitë të veçantë të Kodit Zgjedhor nuk parashikohet një nismë e tillë. Përderisa ligjvënësi me ndryshimet që iu bënë këtij Kodi vitin e kaluar nuk parashikonte ndryshimet e mundshme të koalicioneve politike. Përkundrazi, ligjvënësi ka pranuar se vërtet komisionet zgjedhore (më së pari KQZ) do të krijoheshin në bazë të propozimeve të mazhorancës dhe opozitës parlamentare, këto institucione pas konstituimit të tyre do të ishin të pavarura dhe me veprimtari vetëm në zbatim të ligjit. Kjo theksohet aq më tepër, kur ndryshimet e vjetshme të Kodit u miratuan në Kuvend me konsensus të gjerë nga të dy krahët politikë dhe, në këtë kuptim marrëveshjet partiake që gjejnë pasqyrim në ligj janë të detyrueshme për t’u zbatuar.
Për të krijuar qëndrueshmërinë, le të marrim si shembull nenin 13 të Kodit, sipas të cilit anëtari i KQZ–së ka një mandat 6-vjeçar me të drejtë rizgjedhjeje dhe kryetari i këtij institucioni e ka mandatin për 4 vjet me të drejtë rizgjedhjeje. Kodi ka parashikuar, gjithashtu, rastet kur mund të ndërpritet ky mandat, të cilat nuk përkojnë aspak me rrethanat e ndryshimeve politike në vend. Atëherë, meqë këto sanksione nuk i shkojnë për shtat në mendje Doktor Berishës, që shkëputja e LSI–së nga koalicioni që ai drejton i ndodhi papritur, le të kërkojë ndryshime apo shtesa në dispozitën e Kodit. Por, Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë në nenin 81 të saj shprehet, se edhe kodet miratohen me tri të pestat e të gjithë anëtarëve të Kuvendit. E pra, koalicioni që drejton apo zotëron Sali Berisha nuk e ka këtë mundësi. Prandaj le të shprehen ndërkombëtarët që administrata zgjedhore është e paanshme dhe e depolitizuar, ai nuk tërhiqet nga nisma që të bëhen në mënyrë antiligjore zëvendësimet që i nevojiten për të bërë manipulimet.
Sidoqoftë, përpara se t’i vërsulemi Doktor Berishës me ndonjë konkluzion të këtyre radhëve, mbase është më mirë të dëgjojmë justifikimet apo mbrojtjen e tij. Gjatë një takimi me koordinatorët dhe drejtuesit e strukturave të Partisë Demokratike të Tiranës, më datë 10 të këtij muaji, Berisha tha se nuk mund të lejonte zhbalancimin e institucioneve, sepse – sipas tij - është fryma e Kushtetutës ajo që dikton rolin e shumicës dhe të pakicës, është marrëveshja politike, e cila në vlerën e saj është e barasvlershme me normën kushtetuese të vendit, që ka vendosur si balancë në KQZ raportin 4 me 3 dhe në komisione të tjera raportin 50 me 50 (?!).
Po pra, pikërisht kështu u shpreh ai, pa treguar se ku dhe nga e kishte shpikur këtë arsyetim të çartur, që të ngjan se vetë Doktori është katandisur në një pacient që duhet kuruar. Veçse jo me helm, por me ilaçe, që të mos u rekomandojë të kundërtën të tjerëve. Megjithatë, kësaj “mbrojtjeje” të tij nevojitet t’i përgjigjemi, se edhe pse gjatë dy mandateve qeverisëse arriti të zhdukë në favor të sundimit të vet pavarësinë e tre pushteteve dhe të të gjitha institucioneve kushtetuese, kjo nuk i jep atij të drejtën që ta kthejë rrotën e historisë së këtij vendi, së paku 50 vjet pas, kur në gjithë veprimtarinë politike dhe dendur në mure zinte vend citati nga një fjalim i Enver Hoxhës, sipas të cilit ligjet janë shprehje e koncentruar e vijës së Partisë (së Punës – shënimi ynë), kur në një nga nenet e para të Kushtetutës së dytë (1976) gjatë regjimit komunist thuhej që Partia e Punës e Shqipërisë është e vetmja forcë udhëheqëse e gjithë jetës së vendit, kur...
Retiçenca e mësipërme më duket se është e nevojshme për të treguar që le t’i shkrepet Doktor Berishës për të rekomanduar helmin në vend të ilaçeve, të paktën ne të tjerët të mos përkujtojmë kohën e kaluar, por të rrënjosim gjithnjë e më mirë që shteti modern në respektim të të drejtave të njeriut (pra edhe të asaj për zgjedhje të lira dhe të ndershme) karakterizohet nga zhvillimi i demokracisë, nga sundimi i ligjit dhe ndërmarrja e reformave sociale të përshtatshme. Në thelb dhe më specifikisht këtë kërkojnë nga Shqipëria institucionet euroatlantike. Doktor Berisha, nëse dëshiron të jetojë kohërat e shkuara, le t’i hapë rrugë popullit të tij, që ka edhe një arsye më shumë për ta rrëzuar atë me votën vetjake, të barabartë, të lirë dhe të fshehtë.