Arrestet e policise ndaj 7 te dyshuarve te kerkuar nga Italia te ligjshme
Me kërkesë të organit të akuzës, Gjykata e Elbasanit, Tiranës dhe Vlorës I cilësoi të ligjshme arrestet në flagrance të 7 të dyshuarve të arrestuar pak ditë më parë në bashkepunim me “Eurojustin dhe Europolin”. Ndaj tyre, gjykatat caktuan masat e sigurisë “arrest me burg” me afat 40 ditor .Asnjë nga të dyshuarit si bashkëpunëtor të “trafikut ndërkombëtar të drogës” nuk ka pranuar akuzat, duke I cilësuar si shpifje të autoriteteve të drejtësisë italiane.
Në pritje të kërkesës për ekstradim nga autoritetet italiane, gjykata izoloi në qeli të arrestuarit: Festim Hoxha, Sokol Tafani, Besnik Lleshi, Altin Poda alias Rinor Hajdari, Brunild Ramaj, Rezart Jaho dhe Tigert Allko alias Florin Arseni.
Në kuadër të këtij operacioni, policia ka arrestuar edhe disa shqiptare të tjerë në Belgjikë, Francë, Zvicer, Holande, Spanjë dhe Itali.