E Diel, 1 Nëntor 2026

Helmimi Tre vogelushe helmohen ne kopsht me bar miu

Femijeve u eshte bere lavash stomaku dhe jane jashte rrezikut per jeten

Tre femije ne grupin e pare ne kopsht jane cuar me urgjence ne spitalin e Pogradecit. Pas kontrollit te mjekeve vogelushet u mesua se kane pesuar helmimi. Por cudia me e madhe eshte se sipas analizave te para te mjekeve femijet jane helmuar me bar mia ne ambientet e kopshtit. Burime nga vendngjarja bejne me dije se femijet A. P. 3 vjece F. P. 4 vjec moter e vella si dhe S. Z. 3 vjec qe i perkasin grupit te vogel te kopshtit ne Leshnice jane helmuar. Grupi hetimor ka nisur hetimet duke marre ne pyetje edukatoret dhe duke kontrolluar kopshtin por ende nuk ka nje deklarate nga ana e policise ne lidhje me kujdestaret e femijeve. Vogelusheve 3 dhe 4 vjec u eshte bere menjehere lavash stomaku dhe eshte bere e mundur tu largohet helmi qe kishin marre. Ata jane nisur ne gjendje shume kritike per jeten ne spital. Nga deshmite e para edukatoret kane deklaruar se nuk e kane kuptuar se cfare kane pesuar femijet pasi ata kane qene duke luajtur ne ambientet e kopshtit ne momentin qe jane semurur papritur.

Ngjarja

Ngjarja e rende ndodhi mesditen e djeshme ne kopshtin e fshatit Leshnice te Pogradecit. Femijet dy prej te cileve moter e vella jane derguar menjehere ne spitalin e Pogradecit. Nderkohe nga hetimet paraprake burime policore bejne me dije se vogelushet dyshohet se kane pire bar miu. Drejtoria e pediatrise se spitalit te Pogradecit konfirmoi se femijeve u eshte bere lavash nderkohe ekipi mjekesor i cili beri te pamunduren qe te nxjerre helmin nga trupi i vogelusheve tha se te miturit tashme ndodhen jashte rrezikut per jeten. Burime nga vendngjarja bejne me dije se femijet A. P. 3 vjece F. P. 4 vjec moter e vella si dhe S. Z. 3 vjec i perkasin grupit te vogel te kopshtit ne Leshnice. Edukatoret tregojne se femijet kane qene duke luajtur me njeri-tjetrin. Pak minuta me vone ata jane semurur pa e kuptuar se nga se. Vogelushet jane nisur menjehere ne urgjence nderkohe qe pas analizave te para rezultoi se ishin helmuar me bar miu. Burime nga vendngjarja bejne me dije se dyshohet qe helmi i minjve te jete hedhur ne qoshet e dhomes se kopshtit ne menyre qe te mos afrohen minjte. Nderkohe qe femijet duke luajtur ne keto ambiente kane rene ne kontakt me helmin dhe pasi kane luajtur me te kane futur duart ne goje. Hetimet kane nisur dhe saktesisht se cfare ka ndodhur pritet ta sqarojne edukatoret e kopshtit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›