Helmimi i Jaser Arafat riekzaminohen eshtrat

Trupi i Jaser Arafat është ekzaminuar në kuadër të hetimit mbi arsyet e vdekjes së tij, në 11 nëntor 7 vjet më parë. Nga eshtrat e ish liderit palestinez janë marrë kampionë të ndryshëm nga një ekip franko-zviceran që ndihmohet nga ekspertë rusë. Gjithësesi mund të kalojnë shumë javë para se shkencëtarët të japin një përgjigje, nëse lideri palestinez u helmua me polonium apo vdiq nga shkaqe natyrale. Këtë po përpiqet të vërtetojë e veja e Arafat, që në fillim ishte një tezë e hedhur nga një ekip zviceran e që më pas është denoncuar nga një hetim i Al Xhazirës. Edhe pse shumë persona nuk janë dakord me zhvarrimin e liderit palestinez, ata janë të bindur se ai nuk ka vdekur për shkaqe natyrale. Jaser Arafat ka vdekur në vitin 2004 në një spital ushtarak në Paris. Në Palestinë gjithnjë kanë qarkulluar zëra se vdekja e tij ka qenë një rezultat i një komploti të organizuar nga Izraeli. Shteti hebre nga ana e tij e konsideron qesharake këtë akuzë.