Transmetohen pamjet e sulmit te Breivik

Filmimi i xhiruar nga telekamerat me qark të shkurtër tregon Brevik, i cili i veshur me një uniformë policie, parkon furgonin e bardhë para hyrjes kryesore të selisë qendrore të qeverisë në Oslo dhe më pas largohet me nxitim. Televizioni publik norvegjez NRK, ka transmetuar për herë të parë pamjet e Anders Breivik që 22 në korrik 2011 parkon furgonin me eksploziv para pallatit të qeverisë në qendër të Oslos. Filmimi, i treguar nga roja e sigurisë që ishte në shërbim atë ditë, tregon dhe shpërthimin e autobombës në disa këndvështrime të ndryshme. Shpërthimi në fjalë shkaktoi vdekjen e tetë personave. Pas pak orësh, tmerri bëhet dhe më i madh kur Anders Breivik filloi të qëllojë në ishullin e Utoias. Pamjet e sulmit ishin treguar gjatë procesit gjyqësro, por kjo ëshët hera e parë që ato i tregohen publikut. Në 24 gusht, Breivik u dënua me dënimin maksimal, 21 vjet burg, dënim që mund të zgjatet pafundësisht.