E Shtunë, 31 Tetor 2026

Helmimi i dasmorëve në Fier, DSHP: Kuzhinieri ishte me salmonelë

FIER- Drejtoria e Shëndetit Publik në Fier ka bërë sot publike rezultatet e analizave të rreth 160 personave që u helmuan gjatë një ceremonie martesore në fshatin Gorishovë të Fierit. 

Sipas këtij institucioni, mësohet se kuzhineri ka qënë i infektuar me salmonelë, duke ua transmetuar edhe dasmorëve.

Ndërkaq, kreu Drejtorisë së Shëndetit Publik shprehet se ditën e hënë pritet të dalin edhe përgjigjet e analizave të bëra nga specialistët në Tiranë.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›