E Martë, 3 Nëntor 2026

Helmohet gruaja e shefit të spiunazhit të Ukrainës

Gruaja e shefit të spiunazhit të Ukrainës, gjeneralit Kyrylo Budanov, Marianna Budanova, është helmuar, tha një zëdhënës i inteligjencës ushtarake të vendit. Andriy Yusov tha se disa punonjës të tjerë të agjencisë gjithashtu kishin simptoma të lehta të helmimit.

Raportet në mediat ukrainase nuk bëjnë me dije nëse Rusia dyshohet se qëndron pas sulmit të supozuar. Po ashtu nuk ka dyshime se Gjenerali Budanov mund të ketë qenë në shënjestër.

Gjenerali, i cili drejton Drejtorinë Kryesore të Inteligjencës (DIU) të Ministrisë së Mbrojtjes të Ukrainës, ka luajtur një rol kyç në planifikimin dhe ndonjëherë në ekzekutimin e operacioneve të mëdha ushtarake kundër forcave ruse, pas pushtimit në shkallë të plotë të Moskës në shkurt 2022.

Një burim i inteligjencës ukrainase  tha se Budanova po trajtohet në spital pasi u sëmur. Nuk është dhënë asnjë detaj për llojin e metalit të rëndë që dyshohet për helmimin e Budanovës./ BBC

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›