Hemilton akuzon MekLarenin:S‘bëj hile, më këshilluan keq
Nga Sepangu, ku po zhvillohen provat për Çmimin e Madh të Malajzisë, Luis Hemilton flet për episodin në Australi. Kampioni i botës në fuqi u skualifikua nga klasifikimi përfundimtar për sjellje jokorrekte, ndërkohë që MekLareni pezulloi drejtorin sportiv të skuadrës, Deiv Rajan. 24-vjeçari organizoi një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp, duke këmbëngulur se nuk është gënjeshtar, por u këshillua keq për deklaratat që duhet të bënte përpara komisarëve të pistës në Melburn. "U kërkoj falje të gjithëve, mbi të gjitha komisarëve të pistës, për kohën që u humba. Unë nuk jam gënjeshtar dhe as një person i pandershëm", ishin fjalët e Hemilton. "Sa herë që më kanë thënë të bëj diçka, e kam bërë. E kuptoj se në këtë rast kam bërë një gabim shumë të madh. Nuk jam ndjerë asnjëherë kaq keq dhe ju siguroj se nuk do të ndodhë më. Deivi është një njeri për së mbari, por në këtë rast më këshilluan keq". Piloti i MekLarenit u ka kërkuar falje edhe tifozëve: "Dua t‘u kërkoj falje mbështetësve të mi për situatën që u krijua. Nuk e kam takuar ende Jarno Trulin për t‘i kërkuar falje. Unë dhe familja ime ndihemi shumë në siklet për këtë që ndodhi".
Pas garës në Melburn, Hemilton mashtroi rreth momentit kur Truli e parakaloi, kur në pistë ndodhej makina e sigurisë. Piloti italian i Tojotas u penalizua me 25 sekonda dhe humbi vendin e tretë, situatë nga e cila përfitoi Hemilton. Por dje, Trulit iu rikthye vendi në podium. Faturën e gënjeshtrës së britanikut e pagoi drejtori sportiv i "shigjetave të argjendta", i cili ishte "arkitekti" i të gjithë asaj që ndodhi. Rajan u pezullua dhe lajmi u konfirmua nga drejtuesi i MekLarenit, Martin Uitmarsh, menjëherë pas përfundimit të provave të lira në Sepang. "Rajan nuk u tregua plotësisht i besueshëm me përgjigjet që u dha komisarëve të pistës në Melburn dhe neve nuk na mbeti asnjë alternativë tjetër, përveçse ta pezullonim nga posti që mbante", deklaroi ai. "Punoj te MekLareni prej 20 vjetësh dhe nuk besoj se kam njohur ndonjë person më të dedikuar ndaj punës se sa Rajan", shtoi Uitmarsh, duke iu referuar faktit se drejtuesi sportiv punonte në skuadër që prej vitit 1974 dhe ishte një prej njerëzve më të rëndësishëm në arritjet e MekLarenit në kampionatin botëror të Formula 1. "Megjithatë, sjellja e tij për episodin e së dielës së kaluar (në Australi) dhe mbi të gjitha gënjeshtrat ndaj komisarëve të pistës dëmtuan rëndë imazhin e skuadrës. Kërkojmë falje për gjithçka ka ndodhur. Vendimin për pezullimin ia komunikova Deivit në mëngjes dhe ai e pranoi".
Ndërkohë, në provat e lira të Malajzisë, Ferrari ka rigjetur buzëqeshjen. Pas tri orëve të para në pistë, pilotët e "kokëkuqes", Kimi Raikonen dhe Felipe Masa, janë klasifikuar përpara të gjithë të tjerëve. Koha e tretë më e mirë ishte ajo e Sebastian Fetel me Red Bull Renault, ndërsa Braun GP që dominoi garën e parë të këtij sezoni nuk shkoi më shumë se vendet gjashtë dhe shtatë.