Vizat, Kaçin: Kosova nuk është harruar....!
Ai ka thënë se këto çështje legale duhet të zgjidhen dhe Bashkimi Evropian mund t’ia arrijë nëse qasja do ishte pozitive. Në këtë rrafsh, duke iu referuar porosisë së Brukselit se Kosova nuk do harrohet, deputeti slloven, Jelko Kacin tërhoqi vërejtjen se me këtë rast populli i Kosovës nuk është harruar, por është shlyer plotësisht. Brengosjet më të mëdha të deputetëve të Parlamenti Evropian kishin të bëjnë me pasojat e këtij vendimi në Bosnjë e Hercegovinë.
Me vendimin që liberalizimi i vizave të aplikohet edhe ndaj qytetarëve të entitetit serb që kanë pasaportë të Republikës së Serbisë dhe me faktin se kroatët e Bosnjës tanimë posedojnë pasaporta kroate, vendimi i Komisionit Evropian i pamundëson vetëm myslimanët e Bosnjës që të përfitojnë nga liberalizimi i regjimit të vizave. Këtë vendim Carl Bildt, e mbështeti në arsyet e sigurisë dhe parandalimin e mundshëm të trafikimit të drogës dhe qenieve njerëzore. Ai megjithatë në rastin e Bosnjës fajësoi mbi të gjithat liderët e vendit dhe pamundësinë e tyre që të çojnë shtetin para. (rtk/start)