Henry Moore cel sezonin artistik ne Galerine e Arteve ne Tirane

Galeria Kombetare e Arteve në bashkëpunim me Keshillin Britanik cel sezonin artistik me koleksionin pasur që i kalon mbi 1milion paund te skulptorit të shquar anglez Henry Moore (1898 – 1986). Veprat e Moore prezantohen për herë të parë para publikut shqiptar përmes ekspozitës personale.Drejtori I Galerise Rubens Shima cmon vecantin e këtij artisti. që shënoi kthesë radikale në skulpturën e shekullit të 20-të.
Gjuha artistike që autori përzgjedh në grafikë është e vecantë ndër obsesionet e krijmtarisë së tij mund të cilësohet figura e shtrire dhe klasikja nënës e bije
Ne sallen kryesore prezantohen tetëdhjetë e gjashtë vepra, nga të cilat tetëdhjetë grafika kryesisht ne teknikat e gravurës dhe litografisë krijuar gjatë viteve 1949–1983, dhe gjashtë makete skulpturash në bronz. Gjithashtu në ekspozitë përfshihen edhe nëntë fotografi të skulpturave të realizuara dhe të vendosura në hapësira të ndryshme. Grafikat janë pjesë e serisë prej mbi 200 grafikash që artisti i dhuroi Koleksionit të Këshillit Britanik në vitin 1984 me rastin e 50-te vjetorit të themelimit të kësaj organizate. Fotografitë tregojnë marrëdhënien që Moore kërkonte mes skulpturës dhe ambientit ku vendosej. Veprat e Moore ndodhen në muze dhe sheshe publike në qytete të rëndësishme anembanë globit. Ai është nderuar me shumë çmime dhe tituj ku nga më të rëndësishmit përmendim Çmimin Ndërkombëtar të Skulpturës në Bienalen e Venecias 1948.