E Diel, 1 Nëntor 2026

Kolumbi arrestohet turistja kanadeze shtatzene me droge

Nje shtetase kanadeze 28 vjecare eshte arrestuar ne Kolumbi, pasi ka tentuar te fluturonte me avion ne Toronto, me nje bark te rreme shtatzanie te mbushur me kokaine.

Turistja e cila dukej shtatzene ka terhequr vemendjen e nje police ne aeroportin nderkombetar te Bogotas, kur e kishte pyetur se sa muajshe ishte. Pasi tha se ishte ne muajin e 7 te shtatzënisë, ajo reagoi ne mënyrë agresive, duke ngjallur dyshimet e policise, e cila kërkoi menjëherë kontrollin e trupit.

Pas pyetjes, policja kishte prekur barkun e turistet, i cili ishte i forte dhe shume i ftohte.
Turistes kanadeze iu gjeten 2 canta ne barkun prej perberje lateksi ku secila kishte nga 2 kg kokaine.

Autoritetet kolumbiane thane se turistja kanadeze akuzohet per trafik te droges, posedim dhe prodhim dhe rrezikon denim me burg nga 5-8 vjet.

Kete vit, rreth 150 persona jane kapur me lende narkotike ne aeroportin e Bogotas, 1/3 e tyre jane te huaj.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›