E Shtunë, 31 Tetor 2026

Henry mungon 10 ditë

Barcelona ka njoftuar se sulmuesi francez, Thierry Henry do të qëndroj jashtë fushës për rreth 10 ditë. Henry 32 vjeç ka lënduar një muskul në këmbën e djathtë gjatë fitores 3-1 ndaj Austrisë të mërkurën pas shënimit të golit të dytë në ndeshjen e fundit për kualifikim në Kampionatin botëror 2010.

Sulmuesi veteran ka pësuar një seri të lëndimeve muskulore këtë sezon ndërsa gjatë këtij edicioni ende nuk ka shënuar asnjë gol për Barcelonën në La Liga.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›