Biliç vazhdon me Kroacinë

Slaven Biliç do të vazhdoj të jetë selektor i Kroacisë pavarësisht dështimit për kualifikim në Kampionatin botëror, më herët gjatë kësaj jave. Biliç ka thënë se ka përkrahjen e Federatës së Futbollit të Kroacisë.
Besoj në këtë grup të futbollistëve. Kemi dëshirën dhe motivin, dhe obligim ndaj vetvetes dhe tifozëve dhe kemi vendosur që të mbetem në krye të ekipit Kombëtar. Ky cikël i kualifikimeve ka qenë i dëmtuar nga lëndimet e futbollistëve, diçka e tillë nuk do të përsëritet deklaroi Biliç gjatë një konference për shtyp, të premten.