Heq dorë nga kandidimi për fotot elektorale shumë hot (FOTO)

Soledad Sanchez Mohamed, kandidate për kryetare bashkie në qytetin e Ciutadellas në Spanjë, është detyruar që të heqë dorë nga kandidimi. Shkak për këtë janë bërë fotot publicitare të saj, të cilët kanë ngjallur reagime të shumta dhe janë cilësuar skandaloze. Kandidatja në një foto kishte pozuar me të brendshme, ndërsa në një tjetër pothuajse nudo. Konservatorët i kanë cilësuar këto foto si perversitet, ndërsa vetë kandidatja ka thënë se ato kanë qenë një simbolikë për luftën kundër dhunës ndaj femrave. Megjithatë, për shkak të presionit dhe kritikave të shumta, ajo ka vendosur që të tërhiqet nga kandidimi.