E Shtunë, 31 Tetor 2026

Heqja e imuniteteve debatet ne Kuvend

Vazhdon debati në seancën plenare, ku po diskutohen propozimet për ndryshimin e Kushtetutës për heqjen e imuniteteve.

Opozita nuk do te votoje, megjithese nuk është kundër kufizimit të imunitetit duke kërkuar që në shtator të votohen edhe ndryshime te tjera.

Fatmir Xhafaj: Nuk e votuam projektin në tërësi në pritje të përfundimit të procesit, që do të prodhojë një tekst të integruar përndryshimet kushtetutese, për t'u miratuar më pas në Kuvend. Eshtë e papranueshme që të votojmë dy herë për ndryshimin e Kushtetutës, një herë në gusht dhe një herë në Debati mbi imunitetinPD, thirrje sërish Edi Ramës për imunitetinMajko: Negociata për imunitetet Berisha: Rama, sulm vulgar ndaj PPE shtator. Ky do të ishte një rast i paprecedentë, që do ta bënte Kuvendin e Shqipërisë e të gjithëve ne, qesharakë. Ky është qëndrimi ynë, askush nuk mund të provojë të kundërtën dhe për më tepër askush nuk ka të drejtë të shpife dhe spekulojë mbi këtë qëndrim të qartë, publik, politik, institucional dhe parlamentar. Ju po mundoheni të bindni shqiptarët se po nuk u votua për këtë çështje nuk na e japin statusin dhe fajin e ka opozita. Alibi e bukur politike, por kam një pyetje në invers, po nëse amendamentet për imunitetin miratohen brenda muajit shtator, siç edhe kërkohet nga komisioneri dhe ne 'larg qoftë' nuk na e japin statusin e vendit kandidat, e kujt është përgjegjësia? Jeni ju të gatshëm ta pranoni këtë përgjegjësi publike dhe të dorëhiqeni nga posti juaj?

Sali Berisha: Ju bllokoni për të bllokuar statusin për të tretën herë dhe përcaktoni si kusht atë pushtet që shqiptarët s'ua japin. Përcaktoni si kusht, që ne të pranojmë që ju të bllokoni shtetin ose të kapni krerët e institucioneve kushtetuese. Çfarë kërkoni ju? Ju kërkoni Kushtetutën e sundimit të pakicës. E keni këtë nga mendësia e etërve tuaj apo e keni këtë nga pesimizmi absolut, pasi jeni në një tunel pa drite dhe fitore nuk shihni, kjo është puna juaj. Per arsye se kryetari juaj ju con nga disfata në disfatë, Sali Berisha nuk mund të bëhet lideri juaj. Pra, çdo gjë mund t'i bëj unë atij, por lider nuk mund ta bëj unë atë.

Fatmir Xhafaj: Nëse ju këmbëngulni në variantin tuaj, në ultimatumin tuaj, kjo do të ishte një goditje e rëndë e nevojës për konsensus. Do të ishte një zhgënjim për Brukselin që përmes komisionerit Fyle ju ka bërë thirrje të tregoni rezultate konkrete, të fokusuar në reforma dhe ngulmimin për të treguar sinqeritet dhe aftësi për kompromis me qëllimin për të arritur paraqitjet dhe rezultatet e nevojshme në shtator. Në të kundërt qëllimi mbetet thjesht politik dhe paraelektoral. Kjo tregon qw  mbi respektin për Kushtetutën, rëndësi ka axhenda e interesave personale, politike dhe elektorale. Kjo nuk është rruga që siguron konsensusi. Kjo është logjikë përjashtuese, logjika që na ndan, muri që i vihet procesit të bashkëpunimit dhe konsensusit.

Sali Berisha: Ne bëmë kompromisin me ju, ne u tërhoqëm nga varianti ynë, ne u tërhoqëm nga varianti ndërkombëtar, ne pranuam variantin tuaj. Doni të bllokoni? Bllokoni!Për mua nuk votoni, por kur të vijë puna në rrafshin elektoral, absolutisht ata që do të paguajnë faturën më të madhe janë ata që bllokojnë.

Rezultati ne fund nuk pritet te jete surprize dhe parlamenti do ta mbylle sesionin me rrezimin e ligjit per kufizimin e imunitetit. Sipas Kushtetutës, nese nje projektligj per ndryshime kushtetuese rrezohet, duke mos marre 3/5 e votave, rishikimi i Kushtetutës për të njëjtën çështje nuk mund të bëhet përpara se të ketë kaluar një vit nga dita e rrëzimit të projektligjit në Kuvend.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›