Heqja e vizave, Suedia do te riatdhesoje serbët
BEOGRAD- Do të riatdhesohen të 1120 qytetarët serbe të cilët që në fillim të këtij viti kanë kërkuar azil në Suedi për motive ekonomike dhe sociale. Lajmi është bërë publik dje nga ambasadori suedeze ne Beograd, Krister Bringeus, dhe citohet nga agjencia serbe e lajmeve Tanjug.
Diplomati ka nënvizuar se në tre muajt e parë të këtij viti kërkesat për azil nga qytetarë të ardhur nga Serbia janë 1120, ndërsa gjatë gjithë vitit 2009 kërkesat për azil kanë qenë vetëm 500.
Duke folur në Bujanovac dhe Vranje, në jug të Serbisë, Bringeus ka thënë se kjo nuk nënkupton se Suedia do të mbyllë dyert për qytetarët serbë. Sipas ambasadorit 1.80 % e serbëve të mbërritur në Suedi janë romë nga jugu i Serbisë, 10 % janë me etni shqiptare ndërsa 10 % tjetër janë serbë.
Suedia, tha ai është e shqetësuar për situatën e pasigurtë ekonomike dhe sociale në jug të Serbisë dhe do të vazhdojë të japë ndihmë dhe asistencë. Stokholmi ka miratuar liberalizimin e vizave për Serbinë, Maqedoninë e Malin e Zi, por abuzime me këtë vendim nuk mund të tolerohen”- ka përfunduar deklaratën e tij ambasadori suedez.
Edhe Belgjika ka urdhëruar riatdhesimin e të gjithë shtetasve të cilët që në fillim të këtij viti udhëtuan drejt Brukselit me shpresën për të përfituar azil