E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, gjendet eksploziv në banesën e një gazetari

SHKODER-Një sasi eksplozivi e vendosur në banesën e një gazetari është caktivizuar në kohë duke shmangur një ngjarje të rëndë në qytetin e Shkodrës.
TVNeës24 mëson se një sasi tritoli prej 100 gramësh u gjet sot në mëngjes para banesës së Ervin Dushit, gazetarit të emisionit investigativ “Fiks Fare”. Sasia e eksplozivit u gjet nga një fqinj i Dushit, rreth orës 06:00 të mëngjesit. Fqinji i gazetarit lajmëroi menjëherë policinë dhe familjarët e Dushit për të dalë nga banesa. Më pas kanë qënë forcat speciale ato që kanë caktivizuar lëndën plasëse duke shmanguar kështu shpërthimin që mund të shkaktontë dhe viktima në banesën e gazetarit.

Policia po heton për autorët e mundshëm të vendosjes së lëndës plasëse.

Vendosja e tritolit para banesave në Shkodër është bërë tashmë një ngjarje e përsëritur. Para pak ditësh në banesën e një avokati në Shkodër plasi një sasi tritoli duke shkatërruar banesën e avokatit, por pa shkaktuar dëme në njerëz. 

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›