E Shtunë, 31 Tetor 2026

Heqja e vizave, Ivanov: Ditë e madhe për Maqedoninë

"Sot është një ditë e madhe për Maqedoninë". Kështu është shprehur presidenti Gjorgje Ivanov për vendimin e Këshillit Evropian për të hequr regjimin e vizave për Maqedoninë, Serbinë dhe Malin e Zi.
Sipas Ivanovit arritja e këtij objektivi vjen pas një pune intensive të qeverisë, e cila sipas tij plotësoi standartet e kërkuara nga Brukseli.
"Liberalizimi do të thotë një hap më afër drejt BE-së. Dita e sotme është rezultat i përpjekjeve të jashtëzakonshme të bëra për përmbushjen e reformave serioze që ishin kërkuar nga BE", ka pohuar Ivanov.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›