OKB e shqetësuar për ndalimin e minareve në Zvicër
Organizata e Kombeve të Bashkuara "është e shqetësuar për ndalimin ndërtimit të minareve në Zvicër", deklaroi sot në Gjenevë një zëdhënës i Zyrës së komisionerit të lartë të OKB-së për të drejtat e njeriut.
"Jemi të shqetësuar për ndalimin dhe po shqyrtojmë implikimet", deklaroi zëdhënësi Rupet Colville.
Iniciativa e të djathtës nacional-konservatore zvicerane kundër ndërtimit të minareve, dhe që u aprovua dje në një referendum nga 57.5 për qind e votuesve, ishte kritikuar edhe më parë nga komiteti i OKB-së për të drejtat e njeriut, në një raport që shqyrtonte situatën në Zvicër deri në fund të muajit tetor.
"Komiteti është i shqetësuar për iniciativën që ndalon ndërtimin e minareve dhe për fushatën diskriminuese të manifestuesve që e shoqëruan", deklaruan atëherë ekspertët e OKB-së.