Heqja e vizave dite krenarie per Shqiperine votebesim per qeverine
Kryeministri Sali Berisha pershendeti dje vendimin e Parlamentit Europian per liberalizmin e levizjes se lire per shtetasit shqiptare. Kryeministri tha se ky votebesim historik u be i mundur para se gjithash nga lufta me zero tolerance ndaj krimit te organizuar dhe korrupsionit. Per kreun e mazhorances ky vendim eshte edhe rrjedhoje e zgjedhjeve te lira dhe te ndershme
Kryeministri Sali Berisha pershendeti dje gjate nje konference per shtyp vendimin e Parlamentit Evropian per liberalizimin e vizave me Shqiperine. Kreu i qeverise e cilesoi kete si nje moment krenarie per mbare qytetaret shqiptare si dhe nje shtyse domethenese ne rrugen e integrimit evropian. Shefi i ekzekutivit cilesoi se Shqiperia nga vendi me i izoluar me i harruar i planetit si pasoje e sundimit te diktatures me te pameshirshme tashme merr votebesimin me te fuqishem te vendeve te Bashkimit Evropian. 7 tetor 2010 eshte dita ne te cilen PE-ja votoi per heqjen e vizave per shqiptaret dhe kjo dite do te shkruhet me germa te arta ne memorien e kombit tone si ngjarja me madhore ne rrugen e tij drejt Europes. Ky votim i ligjvenesve te 27 kombeve anetare te BE-se ne mbeshtetje te vendimit te Komisionit Europian per heqjen e vizave per Shqiperine eshte edhe kurora me e ndritur e perpjekjeve mbinjerezore per liri dinjitet dhe integrim europian te kombit qe vetem dy dekada me pare ishte dhe kombi me i izoluar me i vetmuar me i vete harruar dhe harruar i planetit te kombit qe vetem 20 vjet me pare rrezimin e perdes se hekurt do ta shenonte me eksode biblike dhe largim masiv nga vendi i tij barbarisht dhe teresisht i shkaterruar nga diktatura me e pameshire e kohes. Ky vendim eshte njekohesisht edhe votebesimi me i fuqishem me suprem i tempullit te demokracise europiane perfaqesuesve ligjvenes te 27 vendeve anetare te BE-se ndaj suksesit te reformave te thella e te gjithanshme te ndermarra nga qeveria shqiptare- u shpreh kryeministri Berisha. Kryeministri tha se ky votebesim historik u be i mundur para se gjithash nga lufta me zero tolerance ndaj krimit te organizuar cmontimit dhe vendosjes para ligjit te mafies dhe boseve te saj te mbi 200 bandave te krimit te organizuar qe kontrollonin porte aeroporte qytete qarqe te tera te vendit dhe shnderrimi i Shqiperise ne nje nder vendet me te sigurta ne rajon e me gjere. Ky vendim epokal per lirine dhe dinjitetin e shqiptareve u be i mundur nga lufta me zero tolerance ndaj korrupsionit lufta per te cilen qeveria u njoh si kampione per reformat e saj te medha por po ashtu edhe per vendosjen para ligjit te qindra zyrtareve te korruptuar Ky votebesim historik i Parlamentit Europian ne mbeshtetje te vendimit te Komisionit Europian per heqjen e vizave per shqiptaret u be i mundur vetem e vetem nga anetaresimi i Shqiperise ne Aleancen e Atlantikut te Veriut shnderrimi i saj ne nje vend qe eksporton siguri dhe stabilitet ne vende te tjera tha kryeministri. Gjithashtu kreu i ekzekutivit vuri ne dukje se vota e Parlamentit Evropian erdhi edhe si rrjedhoje e zgjedhjeve te lira dhe te ndershme. Vota e sotme e Parlamentit Europian u be e mundur nga zgjedhjet e lira dhe te ndershme te 28 qershorit te respektimit dhe garantimi i lirive dhe te drejtave te njeriut zgjerimi i tyre respektimi i plote i te gjitha lirive politike dhe lirive tjera ne Shqiperi- tha kryeministri. Sot krahas votimit ne Parlamentin Europian ka pasur nje debat se sa eshte ky vendim merite e Bashkimit Europian dhe sa eshte merite e reformave te ndermarra per realizimin e heqjes se vizave Se dytine korrik te vitit 2009 kur shpallet koalicionin thate se ishte koalicioni i integrimit. Sot si ndjeheni me kete koalicion Mendoj se debati ka trajtuar te dy anet e ketij problemi. Pa reformat dhe suksesin e tyre ky proces nuk mund te ndodhte por pa dashamiresine miqesine dhe mendjet iluministe te tilla do ti quaja sepse ky nuk eshte nje proces i thjeshte per vendet anetare te Bashkimi Europian udheheqjen e tyre politike Parlamenti Europian duke iu permbajtur parimit te lirise dhe duke i perparesuar keto parime mori kete vendim historik. Ndaj sic e theksova edhe ne fjalen time ketu ka nje kombinim te te dy ketyre aspekteve kryesore qe sollen kete vendim dhe qe pritet vendimi final i Keshillit te Ministrave gjate muajve qe vijne. Natyrisht kjo qeveria ka pasur ka dhe do te kete si program kryesor te saj integrimin e vendit ne Bashkimin Europian si projektin me madhor te shqiptareve per te ardhmen e tyre. Keshtu qe ne jemi te vendosur te marrin cdo vendim cdo reforme dhe cdo ligj ne menyre qe ky proces te eci si nje proces i bazuar ne merite. Sa optimist ndjeheni per vendimin qe pritet te marre Keshilli i Ministrave te Brendshem te BE-se ne muajin nentor pas ketij vendimi te sotem te PE-se Une jam optimist por krahas optimizmit dua te shpreh garancine time te plote ndaj te gjitha vendeve anetare qe qeveria shqiptare e merr kete si nje proces qe duhet te konsolidohet gjithnje e me shume se qeveria shqiptare eshte e gatshme te permbushe cdo detyrim qe rrjedh nga ky proces dhe te vendose te gjitha format me te pershtatshme te bashkepunimit me secilin vend anetar ne menyre qe procesi i heqjes se perkohshme te vizave per shqiptaret te mos krijoje as edhe shqetesimin me te vogel per vendet anetare te BE-se. Ndaj edhe theksoj se udherrefyesi eshte dhe do te vazhdoje te mbetet nje program pune per qeverine shqiptare. Udherrefyesi per vizat i cili ka rreth 120 kerkesa eshte gjithashtu dokument themelor per reformat qe kemi ndermarre e do te ndermarrin sepse faktikisht rezultante jane vizat por synimi i tyre jane nje teresi standardesh kriteresh e praktikash te cilat duhet te konsolidohen ne menyre qe Shqiperia te eci e sigurt drejt procesit te integrimit ne Bashkimin Europian.
...