E Shtunë, 31 Tetor 2026

Imami Tranformim i ushtrise

Ministri i Mbrojtjes Arben Imami ka deklaruar gjate nje konfernce per shtyp se brenda vitit 2010 Shqiperia do te rregjistroje 19 mije e 400 tonelata municione te shkaterruara.

Gjate prezantimit te ecurise se reformave dhe modernizmit ne fushen ushtarake Imami ka deklaruar se Forcat e Armatosura po specializohen per ti dhene ndihme komunitetit ne raste fatkeqesish dhe sulmesh terroriste.

Hartimi i nje doktrine te plote te Emergjencave Civile. FASH duhet te specializohen ne ndihme ndaj komunitetit ne raste termetesh permbytjesh zjarresh sulmi terrorist etj. Ky funksion i FASH duhet te kthehet ne kapacitet jo vetem kombetar por ambicja jone eshte te konsolidojme nje projekt Emergjencash Civile te perbashket per vendet e Rajonit ka pohuar Imami.

Imami ka vleresuar dy projektet me te medha te ketij viti ne fushen e ushtrise. Blerjen e pese helikoptereve qe eshte kontrata me e madhe ne fushen e mbrojtjes deri me tani si edhe krijimin per here te pare te struktures nderinstitucionale te kontrollit te hapsires detare ku patrullimi behet me anijet moderne holandeze.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›