E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Heqja e vizave, policia e beri detyren"

Tirane- "Policia ka nje rol te pazevendesueshem dhe mjaft te rendesishem, ne permbushje te detyrave per liberalizimin e vizave me BE-ne". Keshtu deklaroi dje ministri i Brendshem, Lulzim Basha, ne fjalen qe mbajti gjate ceremonise se dhurimit per Policine e Shtetit te pajisjeve te infrastruktures operacionale dhe pajisjeve kompjuterike te instaluara ne terren, nga programi ICITAP. "Ne procesin jetik dhe shume te rendesishem per qytetaret shqiptare te heqjes se vizave Policia e Shtetit ka kryer me dinjitet, profesionalizem dhe perkushtim te plote detyrat e saj. Misionet e verifikimit do te jene ne gjendje qe se afermi, te prekin realizimin me sukses edhe te kritereve shtese te paraqitura nga Komisioni Evropian", u shpreh kreu i dikasterit. Sipas Bashes, "Kapacitetet e Policise se Shtetit per te luftuar korrupsionin, per te siguruar rendin dhe sigurine nuk kane qene kurre me te larta. Rezultatet jane premtuese, por sfidat e tejkaluara jane dhe mbeten shtytje per te vazhduar me guxim rrugen e permbushjes se detyrave dhe sfidave te reja". Basha u shpreh gjate fjales se tij se fale sistemit TIMS, per qytetaret shqiptare dhe te huaj, kufiri eshte bere shume me efikas, me i shpejte dhe me miqesor ne ofrimin e sherbimeve dhe ne te njejten kohe eshte bere me i padepertueshem, me armiqesor dhe me i pakalueshem per krimin ordiner, te organizuar, trans-kufitar, trans-rajonal. "Ky sistem ka kontribuuar ne vleresimin pa ekuivoke te sigurise se kufijve te Republikes se Shqiperise, si ne perputhje me normat dhe standardet me te larta te BE-se, duke kontribuuar keshtu ne propozimin historik te Komisionit Evropian per heqjen e vizave ne fund te muajit qe shkoi", shtoi ai. Me tej eshte vene ne dukje instalimi dhe funksionimi i sistemit TIMS, si vetem nje pjese e perpjekjes se gjithanshme dhe te vazhdueshme te Policise se Shtetit ne lufte kunder krimit per te siguruar rendin dhe sigurine publike, duke garantuar se Shqiperia eshte dhe do te jete burim sigurie dhe eksportues sigurie ne rajon dhe me gjere. Duke nenvizuar bindjen dhe besimin se sukseset e arritura, duke perfshire edhe propozimin historik per heqjen e vizave, jane suksese te perbashketa me partneret nderkombetare, ministri Basha falenderoi dhe shprehu mirenjohjen per qeverine e SHBA-ve, per ndihmen e dhene ndaj Policise se Shtetit. Ne kete ceremoni merrnin pjese zv/ambasadorja Amerikane, Deborah Jones, drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit, Hysni Burgaj, drejtues te programit ICITAP, te misionit PAMECA dhe te ftuar te tjere.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›