E Shtunë, 31 Tetor 2026

Franca mbeshtetje Shqiperise per ne BE

Ministri i Jashtem francez, Bernard Kushner eshte shprehur se vendi i tij do te mbeshtese Shqiperine ne procesin e integrimit ne Bashkimin Evropian. Njeheresh ai ka nenvizuar faktin, se jo vetem e njeh personalisht Shqiperine, por ka dhe njohje personale me kryeministrin e vendit Sali Berisha. Deklaratat, shefi i diplomacise franceze, i ka bere gjate takimit me ministrin e Jashtem shqiptar, njeheresh dhe numri dy i qeverise, Ilir Meta, i cili gjendej per nje vizite ne Paris. "Isha shume i lumtur qe prita kolegun tim, Ministrin e Jashtem te Shqiperise. Sikurse e permendi edhe ministri Meta, ka nje bashkepunim shume te mire mes Frances e Shqiperise, nje vend qe e njoh personalisht prej shume kohesh, gjithashtu njihem me z. Berisha", deklaroi Kushner, pas takimit me Meten. Ai tha se ka pikepamje te perbashketa, qe jane treguar qarte permes operacioneve te perbashketa, dhe permes marreveshjeve te firmosura mes dy vendeve, sic do kene rastin te shohin edhe pas disa ditesh. "Marredheniet tona ekonomike po shkojne shume mire. Pozicioni i Frances eshte shume i thjeshte, teper i qarte: ne deshirojme qe i gjithe Ballkani Perendimor dhe Shqiperia ne vecanti, te behen pjese e Bashkimit Evropian. Patjeter qe do te duhet pak kohe, do te jete proces i ndryshem ne varesi te vendeve, ne do te bejme pershtatjet e duhura, dhe Franca e mbeshtet kete ne menyre konkrete dhe konstante", tha Kushner. Ne te njejten kohe ai tha se ka disa probleme te vogla politike, qe sipas tij, "miqte tane do t'i rregullojne. Ne te gjithe se bashku duhet te takohemi, te komunikojme, qe ta bejme hapesiren e Bashkimit Evropian, nje hapesire vellazerore. Pra kete do ta bejme". Nderkohe qe ka premtuar per nje vizite shume te shpejte ne Shqiperi. Gjate takimit, dy ministrat diskutuan mbi marredheniet bilaterale, procesin e integrimit evropian te Shqiperise, si dhe mbi zhvillimet ne rajon. Meta e njohu Kushner me perpjekjet e qeverise per te permbyllur se shpejti tre ceshtjet ne ndjekje, nga udherrefyesi i vizave. Gjithashtu, ai theksoi se zbatimi i ligjeve dhe bashkepunimi me vendet partnere do te vazhdoje te siguroje vendet anetare te BE-se, per seriozitetin e luftes se Shqiperise kunder krimit te organizuar dhe fenomeneve te tjera negative. Ai theksoi rolin e ri ne rritje te Shqiperise ne arenen nderkombetare, vecanerisht pas anetaresimit ne NATO dhe shprehu falenderimin per asistencen e trupave franceze ne mbeshtetje te trupave shqiptare qe kane operuar bashkerisht ne Cad. Kushner vleresoi arritjet e Shqiperise ne plotesimin e detyrimeve te udherrefyesit dhe theksoi se Franca do ta mbeshtese Propozimin e Komisionit Evropian per liberalizimin e vizave. Dy ministrat folen gjithashtu edhe mbi situaten politike ne Shqiperi, duke theksuar se cdo problem duhet zgjidhur permes dialogut konstruktiv, rruges institucionale, ne respekt te plote te Kushtetutes dhe institucioneve te pavarura te vendit. A.G

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›