Heqja e vizave proces i merituar fale reformave
Zevendeskryeministri Ilir Meta
Zevendeskryeministri dhe njeherazi ministri i Ekonomise Tregtise dhe Energjetikes Ilir Meta vlereson si te merituar vendimin e ministrave te Bashkimit Evropian per heqjen e vizave me qytetaret shqiptare. Duke uruar festen e Flamurit permes nje takimi te zhvilluar ne Lushnje me te rinjte Ilir Meta tha se kjo feste vjen ne nje moment te vecante per popullin shqiptar pas vendimit historik te pak diteve me pare te ministrave te BE-se per heqjen e vizave me Shqiperine.
Ne nje atmosfere teper te ngrohte dhe miqesore Meta deklaroi se Shqiperia e meritoi liberalizmin e vizave duke e njesuar me nje enderr te realizuar. Ai shtoi se 28 Nentori eshte dite e madhe per te gjithe shqiptaret kudo ata ndodhen. Ndersa duke u ndalur ne punen qe eshte bere nga institucionet shqiptare per finalizimin me sukses te nje prej endrres se shqiptareve qe ka te beje me liberalizimin e vizave.
Zevendeskryeministri Meta u shpreh se levizja e lire ne hapesiren Shengen eshte nje proces qe do te sjelle me shume mundesi per qytetaret.
Levizja ne Europe pa viza eshte fitore e merituar tha kryetari i LSI-se.
Gjate fjales se tij ne takimin me te rinjte e qytetit Meta u ndal dhe ne sakrificat e qytetareve per te udhetuar ne vendet e Bashkimit Europian.
Meta solli ne vemendje histori te 20 viteve te fundit duke theksuar se procesi i heqjes se vizave merr nje rendesi edhe me te madhe.
Heqja e vizave tani eshte nje enderr e realizuar. Ky vendim eshte rezultat i arritjeve te medha eshte rezultat i standardeve te plotesuara nga nje pune e madhe e institucioneve te vendit duke realizuar nje aspirate te jashtezakonshme per te gjithe shqiptaret nenat dhe te rinjte shqiptare tha Meta.
Kreu i LSI-se u ndal dhe ne perfitimin konkret qe do te kene te rinjte duke qene se jane pjesa me vitale dhe do te kene mundesi te njohin me mire familjen europiane ku Shqiperia kerkon te jete pjese.
Ndaj me kete rast shpreh dhe nje here tjeter krenarine u shpreh Meta per vendimin e marre per krijimin e koalicionit per integrimin e vendit ku natyrisht nje angazhim madhor ne nje plan afatshkurter ka qene pikerisht liberalizmi i vizave dhe plotesimi i detyrimeve te Qeverise dhe te vendit ne kete drejtim. Natyrisht sfida te tjera jane perpara dhe ne jemi te bindur se do ti permbushim me pergjegjesi maksimale. Ne kete moment madhor rifitoj edhe nje here lidershipin e opozites qe te reflektoje per te dhene kontributet ne kete proces dhe te mos mohoje punen qe eshte bere sepse ajo nuk ka qene thjeshte dhe vetem premtimi i mbajtur i Qeverise se Integrimit por ka qene puna e qindra mijra specialisteve te administrates publike te angazhuar vleresoi Meta ne takimin e tij me anetare te elektoratit te LSI-se ne qytetin e Lushnjes.