ObamaKlinton SHBA cimentoi pavaresine e Shqiperise ne vitin 1919
SHBA uron Shqiperine per festen e Pavaresise
Pas Presidentit te Shteteve te Bashkuara te Amerikes Barack Obama edhe sekretarja e Shtetit Hillary Clinton uron shqiptaret per festen e Pavaresise. Marredheniet SHBA-Shqiperi ajo i ka cilesuar si miqesore dhe me interesa te perbashketa. Klinton ka thene se Shqiperia ka dhene ndihmese per paqen ne Ballkan dhe ka luajtur rol te rendesishem ne rajon.
Diten e djeshme presidenti Obama i dergoi nje telegram urimi presidentit Topi per festen e 28 nentorit. Zonja Hillary Clinton vlereson se heqja e vizave per Shqiperine eshte nje tregues i forte i perparimit qe vazhdon te beje vendi jone drejt anetaresimit te plote ne komunitetin euro-atlantik dhe thekson se mbeshtetja e SHBA-se per anetaresimin e Shqiperise ne Bashkimin Evropian mbetet e fuqishme.
Duke shprehur optimizmin per vazhdueshmerine e partneritetit me Shqiperine per ceshtje me rendesi rajonale dhe globale zonja Klinton mbyll mesazhin e saj drejtuar popullit Shqiptar me urimin.
I uroj te gjithe popullit shqiptar festime te mbara dhe te gezueshme te Dites se Pavaresise thote ne urimin e saj sekretarja amerikane e Shtetit Hillary Clinton .
Mesazhi i sekretares amerikane Hillary Clinton
Ne emer te Presidentit Obama dhe popullit te Shteteve te Bashkuara pergezoj popullin e Shqiperise teksa festoni Diten e Pavaresise me 28 nentor. Historia e miqesise dhe interesat e bashke-ndara midis Shqiperise dhe Shteteve te Bashkuara u cimentua ne Konferencen e Paqes te Parisit ne vitin 1919 kur Presidenti Wdrou Willson mbeshteti me force pavaresine e Shqiperise. Qe nga ajo kohe Shqiperia ka bere shume kontribute me vlere per te promovuar paqen dhe sigurine ne Ballkanin Perendimor. Nje partnere e NATO-s dhe si keshilltare per vende te tjera te Ballkanit qe aspirojne te hyjne ne NATO Shqiperia luan nje rol kyc dhe pro-aktiv ne cuarjen perpara te integrimit dhe stabilitetit rajonal. Shtetet e Bashkuara gjithashtu nderojne perkushtimin e Shqiperise ndaj misionit te ISAF ne Afganistan dhe angazhimin e saj per te mbrojtur paqen kudo ne bote. Mbeshtetja jone per hyrjen e Shqiperise ne Bashkimin Europian mbetet e palekundur. Liberalizimi i vizave nga BE-ja per Shqiperine kohet e fundit eshte nje tregues i forte i perparimit qe vendi juaj vazhdon te beje drejt anetaresimit te plote ne bashkesine euro-atlantike. Pres me kenaqesi te vazhdojme partneritetin tone me Shqiperine per ceshtje me rendesi rajonale dhe globale teksa punojme se bashku drejt nje te ardhmeje demokratike te sigurt dhe te begate per te dy popujt tane. Iu uroj te gjithe popullit te Shqiperise nje festim te sigurt dhe te gezuar te Dites se Pavaresise.