E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Heqja e vizave, s'rrit emigracionin"

Ministri i Brendshem, Lulzim Basha, paraqiti dje disa nga masat e marra dhe prioritetet e shpalosura nga qeveria shqiptare per politikat e migracionit. Gjate fjales se mbajtur ne nje forum te organizuar nga nje shoqate joqeveritare, Basha theksoi se ne politikat e ministrise se Brendshme, ceshtjet e migracionit zene nje vend shume te rendesishem. Ai tha se politikat e migracionit te Republikes se Shqiperise jane hartuar dhe zbatohen ne perputhje me politikat e Bashkimit Evropian. "Prioritetet e qeverise shqiptare ne zbatim te politikave migratore zene vend ne nje bllok te vecante ne bllokun 2 ne Udherrefyesin per liberalizimin e vizave, i cili ka marre nje vleresim optimal nga ekspertet, sic i eshte bere e ditur edhe opinionit publik ne ditet e fundit", deklaroi Basha. Sipas tij, ky vleresim eshte teresisht i merituar dhe ka te beje me faktin se per menaxhimin e kufirit dhe migracionit ka pasur permiresime thelbesore te realizuara nepermjet venies ne funksionim te teknologjive te reja, per menaxhimin e integruar te kufijve. Me tej, ai theksoi se ne procesin e anetaresimit ne BE, faza e fundit qe Shqiperia sapo kaloi, ajo e pyetesorit, permbante nje sere pyetjesh ne kapitullin 24 per lirine, drejtesine dhe sigurine, mbi politiken migratore dhe perafrimin e kesaj politike me ate te Bashkimit Evropian. "Perberesit komplekse te kesaj politike kane sjelle rezultate te kenaqshme, vecanerisht per sa i perket disa problematikave te theksuara, qe i perkasin te shkuares, sic ka qene fakti se Shqiperia dikur ka qene vend i tranzitit per ekstrakomunitaret, ndersa tani ne saje te perpjekjeve te koordinuara te autoriteteve shqiptare dhe nje partneriteti te suksesshem me vendet anetare te BE-se, Shqiperia nuk konsiderohet sot me nje rruge tranziti per trafikun e qenieve njerezore", vijoi me tej Basha. Per zyrtarin e larte te shtetit, "nisur edhe nga pervojat e tre vendeve qe kane perfituar liberalizimin e vizave, Shqiperia eshte angazhuar ne nje fushate intensive per te informuar qytetaret e saj se procesi i shumedeshiruar i liberalizimit te vizave, do te thote lehtesim i levizjes se lire te tyre dhe jo i qendrimit dhe punesimit, duke shpresuar se liberalizimi i vizave nuk do te rrise migracionin". "Edhe nga vleresimi i partnereve, nga qellimi dhe permbajtja, Shqiperia sot ka perafruar teresisht politikat migratore me standardet e BE, ndersa jemi te ndergjegjshem se kemi te gjithe pervojen per te vazhduar ne kete fushe, ku politika migratore padyshim do te perbeje nje dimension te rendesishem te procesit te integrimit ne BE, qe padyshim do te mbetet edhe ne fokusin e punes se strukturave te Ministrise se Brendshme", theksoi Lulzim Basha. D.D

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›