Herald Tribune nxjerr në ankand arkivën e saj të fotografive
Një imazh i rrallë i John dhe Jackie Kennedy, pjesë e arkivave fotografike të International Herald Tribune, edicioni ndërkombëtar i prestigjiozes New York Times, me qëndër në Paris. Gazeta do të nxjerrë në ankand një koleksion të veçantë imazhesh më 19 nëntor në shtëpinë e ankandeve Drout, në kuadër të 125 vjetorit të botimi të saj.
Janë përzgjedhur nga fotografë profesionist rreth 2500 kopje nga 5000 imazhe të cilat janë përdorur për të ilustruar lajmet e gazetës, të cilat vlerësohen nga 320.000 deri në 400.000 euro.
Për shtëpinë e ankandeve kjo është një gjë e pazakontë, pasi albumi fotografik sjell gjurmë të tërë historisë së shekullit XX dhe në veçanti dëshmi të marrëdhënieve politike, diplomatike, shoqërore dhe kulturore ndërmjet SHBA-së dhe Europës.