Herkuli shqiptar mohon akuzat per trafik droge
Xhimi Marku tri here fi tues i konkursit Burri me i Forte ne Angli i ka mohuar akuzat si i perfshire ne trafi k droge. Paraditen e se henes ai ka dale perpara Gjykates se Krimeve ne Harrow per tu shprehur rreth akuzave te ngritura. Marku se bashku me dy persona te tjere eshte arrestuar me 19 nentor 2010 me 10 kg kanabis sativa ne zonen Willesden Green ne veri te Londres. Menjehere pas arrestimit zyra e shtypit e Scotland Yard tha se arrestimi ishte zhvilluar pas nje informacioni te siguruar per shitblerje te nje sasie droge. 36-vjecari Marku ne menyre kategorike ka mohuar perfshirjen ne kete aktivitet kriminal. Dy te bashkakuzuarit me Markun shqiptari Adritik Dosti 27 vjec dhe irlandezi Hugh Mccourt 40 vjec pranuan akuzat per posedim te lendes narkotike me qellim shperndarje. Dostit dhe Mccourt do tu lexohet masa e denimit ne javet ne vazhdim ndersa Xhimi Marku do te gjykohet per posedim dhe shperndarje droge me 21 mars. Mbetet ende e paqarte perfshirja e Markut ne kete histori por me sa duket ai eshte ndodhur ne vendim e gabuar ne momentin e gabuar kur ka ndodhur arrestimi. Ne komunitetin shqiptare ne Angli ai eshte pare gjithmone si nje shqiptar i suksesshem dhe model per tu ndjekur nga te rinjte shqiptare. Gjate te gjitha pjesemarrjeve ne konkursin Burri me Forte megjithese Marku ka perfaqesuar Angline ai gjithmone me krenari ka pohuar origjinen shqiptare. Lajmi per arrestimin e tij ka ardhur shume papritur dhe si nje tronditje per komunitetin shqiptar ne Britanine e Madhe qe krenohet me nje sportist te llojit te vecante sic eshte Xhimi Marku.
.