E Diel, 1 Nëntor 2026

Bulqize familja e viktimes pa faj akuzon shtetin

Reagimi Te afermit thone se bandat e kromit terrorizojne prej kohesh njerezit

Pese dite pas vrasjes se 49-vjecarit Fehmi Kurcani ne qender te qytetit te Bulqizes familjaret akuzojne shtetin per abuzime me lejet e shfrytezimit te galerive te kromit. Ata ankohen se shteti eshte treguar indiferent dhe jane kryer abuzime me dhenien e lejeve minerare dhe shfrytezimin e galerive nga privatet e paligjshem. Zia ne familjen Kurcani ka pllakosur prej pese ditesh qekur babai i kater femijeve ra viktime e perplasjes me arme mes dy grupeve rivale ne biznesin e kromit. Babai i 49-vjecarit Lutfi Kurcani thote per Shqip se djali i tij u vra pa asnje lloj faji teksa po noteronte dokumentet per pension pasi 20 vjet ka punuar me miniere.

I lutem shtetit te nderhyje qe te mos kete keshtu pasojash qe cuan ne vrasjen e djalit tim pa pasur asnje lloj faji. Fajin e ka shteti pasi organet kompetente nuk bejne asgje ndryshe nuk ka si te shpjegohet vrasja e njerezve te pafajshem si puna e djalit tim qe la kater femije jetime thote i mbytur nga dhimbja i moshuari.

Nderkohe Petrit Kurcani xhaxhai i viktimes i cili prej disa vitesh jeton ne Amerike dhe ka ardhur per mort thote se e ka marre lajmin e kobshem nepermjet mediave. Gjeja e pare qe me shkoi ndermend ishte interesimi per te pyetur se kush ishte ajo dore qe i mori jeten nipit tim ne kete moshe duke lene kater femije jetime si dhe bashkeshorten dhe dy pleq krejt te vetem pa asnje lloj perkrahjeje thote ai. Me tej vijon se fajtor eshte shteti pasi edhe kur policia i kap element te tille kriminale drejtesia i liron pasi mbush xhepat. Jane pikerisht keta njerez qe bejne kete pune te cilet kane marre padrejtesisht licenca nga qeveria dhe sot bejne akte te tilla deri ne perplasje me arme mes tyre ne mes te qytetit. I bej thirrje qeverise qe te veje dore pasi djali na iku krejt pa faj por po na ikin edhe kater femijet qe jane ne moshe te mitur dhe kane mbetur pa asnje perkrahje thote xhaxhai i viktimes. Nderkohe tezja e 49-vjecarit Barie Jangulli qe jetonte me viktimen te cilin e kishte djale te dhuruar nga e motra vetem qan dhe ulerin me ngasherim.

.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›