Herman i Kristensen ne shqip 1 2 3 4 5 2 vota e diel 30 janar 2011

“Herman” titullohet romani i sapo ardhur në gjuhën shqipe nga shkrimatri norvegjez Lars Sabai Kristensen. Një djal i vogël, vetëm 11 vjec është prekur nga një sëmundje e padëgjuar më parë, duke i shkaktuar rënien e flokëve. Libri është një roman psikologjik ku vihet në pah mbi të gjitha protagonizmi. Hermani, një djal i këndshëm do të ndeshet me vështirësi të mëdha dhe realiteti do ta godas me vrazhdësi, edhe pse ai jeton në një jetë pothuajse sureale.
Lexo të plotë ...
"Onufri 2010", fitues Gazmend Leka
1
2
3
4
5
(2 vota)
e enjte , 27 janar 2011
Njeriu e ka humbur parajsën që i dhurua në fillim, por pas cdo katasrofe del gjithmonë një ylber. Ky është mesazhi i veprës fituese të knkursit “Onufri 2010” në Galerinë Kombëtare të Arteve. Tabloja titullohet “Parajsa e humbur” dhe është vepër e piktorit Gazmend Leka. I kënaqur nga vlerësimi i jurisë, Leka na shpjegon se ky ishte shqetësimi i një artisti, por edhe një njeriu të zakonshëm.
Lexo të plotë ...
Recital për Shubert e Myler
1
2
3
4
5
(2 vota)
e enjte , 27 janar 2011
Të dielën në mbrëmje, publiku në Teatrin e Operas do të ketë rastin të shijojë një mbrëmje të vecantë. Dy artiste, njëra mexosoprano dhe tjetra aktore do të ngjiten në skenë në një recilal kushtuar muzikës së Shubertit dhe poezisë së Vilhem Myler. Vikena Kamenica do të këndojë për 70 minuta 24 këngë të kompozuara nga Shubert për 24 poezitë e Myler-it. Por në skenë do të ngjitet si aktore pas 20 vitesh mungese edhe Ema Ndoja. Artistia do të recitoj gjithashtu disa vargje.
Lexo të plotë ...
Të shtunën, Dance Theatre
1
2
3
4
5
(2 vota)
e mërkurë , 26 janar 2011
Një dance teatër kritik do të ngjitet këtë fundjavë në skenën e akademisë së arteve Tiranë. Nëpërmjet saj koreografia moderne e Gjergj Prevazit dhe teksti i Kim Mehmetit do të përpiqet të depërtojë në mendjet e njerzve si një mënyrë reagimi dhe ironie ndaj fenomeneve që shqetësojnë sot shoqërinë.
Lexo të plotë ...
"Shqipëria" drejt shkatërrimit
1
2
3
4
5
(3 vota)
e martë , 25 janar 2011
Mozaiku “Shqipëria”, që ndodhet në fasadën kryesore të Muzeut Historik Kombëtar është i destinuar të humbas tërësisht. Përfundimi i takon një grupi restauratorësh shqiptar e italian pas studimit disa mujor. Drejtori i Monumenteve të Tiranës Arbër Kadia na shpjegon se shumë shpejt do të nis restaurimi i mozaikut, por ky proces do të mund t’i zagjas jetën kësaj vepre vetëm me disa vite.
Lexo të plotë ...
90- vjetori i Bibliotekës Kombëtare
1
2
3
4
5
(3 vota)
e hënë , 24 janar 2011
Gjashtë muaj veprimtari të 90 vjetorit të themelimit të saj, Biblioteka Kombëtare i ka mbyllur me botim i dy veprave të rëndësishme. “Libri Shqip Bibliografi1555-1912” dhe “Bibliografia e librit shqip 1913-1944”. Veprat vijnë në formën e një enciklopedie shteruese të cilat sjellin të përmbledhura të gjitha botimet autorët e gjuhës shqipe që nga shkrimet e para të Buzukut. Ato dëshmojnë udhëtimin e letrave shqipe në 5 shekuj.
Lexo të plotë ...
Hapet "Kutia e zezë" e Gazmend Lekës
1
2
3
4
5
(5 vota)
e enjte , 20 janar 2011
“Kutia e Zezë”, është një term i përdorur në fushën inxinerike të avionave, por piktori Gazmend Leka na thotë se kjo kuti ndodhet tek secili prej nesh. Në një cikël tablosh të mbledhura në një ekspozitë, Leka ka vendosur të hap për publikun kutinë e zezë të qënies së tij.
Lexo të plotë ...
Sonte në skenë "Parada e arieve"
1
2
3
4
5
(2 vota)
e enjte , 20 janar 2011
Sezoni artistik në Teatrin e Operas celet të enjtën në mbrëmje me një shfaqje Gala. “Parada e Arieve” do të përcjell disa nga ariet më të bukura të muzikës operistike botërore në ingujt e orkestrës së udhëhequr nga mjeshtri Zhani Ciko dhe zërin e sopranove shqiptare. “Opening Gala” do të paraprij një sezon me koncerte të shumta dhe rivënien pas shumë vitesh të operës së Avni Mulës “Borana” në muajin shkurt.
Lexo të plotë ...
Maks Velo sjell Spanjën në Tiranë
1
2
3
4
5
(2 vota)
e mërkurë , 19 janar 2011
Udhëtimi i një artisti në Spanjë nuk mund të kthehet vecse në art. Kjo ka ndodhur me Maks Velon. Magjinë e një nga vendeve më të bukura të kontinentit të vjetër ai e sjell në një ekspozitë në titullin “Spanja”. Pikturat, disa peisazhe, nudo e natyrë e qetë, sipas piktorit flasin mbi atë mardhënie të vecantë që spanjollët kanë me natyrën e tyre.
Lexo të plotë ...
Trashëgimia shpirtërore, studiuesit: Financim dhe promovim
1
2
3
4
5
(2 vota)
e martë , 18 janar 2011
Pas shpalljes pasuri Kombëtare dhe përfshirjes në kuadrin ligjor vlerat e trashëgimsë shpirtërore kërkojnjë reforma konkrete. Dy hallkat më delikate në këto fusha mbeten ruajtja dhe studimi. Sipas studiuesit Vaso Tole, dikasterit të kulturës tashmë i del për detyrë që në bazë të ligjit të mbështesë financiarisht me fonde vlerat e trashëgimisë gojore, njësoj si ato monumnetale.
Lexo të plotë ...