Recital ne Tirane rikthehet baritoni Kreshnik Zhabjaku

Dita ndërkombëtare e muzikës ka rikthyer në shqipëri Kreshnik Zhabjakun. Baritoni shqiptar ka udhëtuar nga skenat e New York-ut dhe sonte në mbrëmje e gjen veten përpara publikut shqiptar me një recital. Pavarësisht suksesit të shpejt në skenat e botës artisti 32-vjeçar pohon se ndjen vazhdimisht keqardhje që viti ‘97 e largoi nga skena e operas dhe Shqipëria.
“Kjo skenë na rriti. Sido që të jetë, edhe pse shkojmë punojmë jashtë, psh. unë jetoj në New York, skena jonë, është e jona. Ka peshë më të madhe, më nostalgjike. Këndon për njerëzit që njeh. Unë nuk doja të ikja. Jo se jam më nacionalist se të tjerët, por është vendi ynë. Por vitet ’97-’98 ishin vite që vunë në vështirësi artistët”-tha Zhabjaku.
Baritoni ka mbërritur në ditën e muzikës me pianistin amerikan Xhulian Kwok, i cili me ardhjen në Tiranë ka rastin që për herë të parë të luajë disa pjesë nga kompozitorë shqiptarë.
“Krahas disa pjesëve të bukura amerikane, franceze e ruse, kemi zgjedhur edhe pjesë klasike shqiptare. Ajo muzikë është shumë shqiptare, unike, me një kontrast shumë të madh. Më pëlqen dhe jam i kënaqur që i luaj për herë të parë”-tha Kwok.
Pas recitalit të së martës, Kreshnik Zhabjaku shpreson që të rikthehet në Shqipëri me një rol në opera, pavarësisht kalendarit dhe kontratave të shumta në amerikë. Hera e fundit në Tiranë ka qënë opera Berberi i Seviljes në vitin 2008.
Aurela Papadhima