Heroi i dashurisë
Vargje nga Arben Duka
Në zemër sgjeta kurrë paqe,
në asnjë varg të poezisë,
për ty nuk shkrova dot një faqe,
hero i madh i dashurisë!
Një laps të kuq në gishta luaj,
po portat nuk ia hap mërzisë,
kollaj për ty se kam të shkruaj,
se je hero i dashurisë!
Ai jetoi fare pa zhurmë,
ishte hero, por i paemër,
iku e nuk na la një gjurmë,
nuk ish njeri, por ishte ëndërr!
Ndaj nuk u shfaq me shpatë në dorë,
të sillte luftën apo paqen,
se ëndërr ish i bardhë dëborë,
se ëndrrat ndodhin po nuk shfaqen!
Vetëm një çast të ngriu jeta,
kur një shigjetë të ra në sisë,
po ti nuk pyet për shigjeta,
se je hero i dashurisë!
Po sa shigjeta të kanë zënë,
ty që nga koha e rinisë,
po shpirtin kurrë se ke dhënë,
se je hero i dashurisë!
Po sa kështjella ke pushtuar,
larg brohorimës dhe lavdisë,
po në litar asnjë ske çuar,
se je hero i dashurisë!
Sa tu vërsulën, por su epe,
e natë e ditë i re borisë,
kur thanë: U fik! si diell shkrepe,
se je hero i dashurisë!
FINALE
Në sy në buzë dhe në gjinj,
i gjeta emrin bukurisë,
shkela krenar mbi gjarpërinj,
se jam hero i dashurisë!